Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fitoi betejën me kancerin e gjirit, rrëfimi i 58-vjeçares nga Lezha: Pashë gjendrën para 7 vitesh, e neglizhova

Jetë 17/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hanife Vija nga Lezha 7 vite më parë u diagonistikua me kancer gjiri. Ka kryer operacionin dhe kiomio-terapinë dhe sot është në gjendje të mirë shëndetësore. Por për shkak të sëmundjes është detyruar të ndërpresë punën. Gjithë peripecitë i ka rrëfyer në një intervistë për Report tv, ku nuk harron tu bëjë thirrje grave e vajzave të bëjnë sa më shpesh kontrolle përmes mamografisë.

Hanife Vija nga Lezha 7 vite më parë u diagnostifikua me kancer gjiri. Në atë kohë ishte 51-vjeçe dhe punonte në portin e Shëngjinit. E fortë, e qeshur dhe plot pozitivitet, 58-vjeçarja e cila jeton e vetme, rrëfen momentet e vështira kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë, për të cilen u informua vetem pas operacionit që bëri në Tiranë.

“Pashë në trupin tim një kokërr (gjendër) por e neglizhova. E pashë në gusht dhe në dhjetor u bë e madhe, u detyrova të shkoj në spital”, tha Hanife Vija.

Beteja me sëmundjen ishtë mjaft e vështire tregon Hanife Vija për shkak dhe të pamundësive financiare, por falë ndihmës së bluzave të bardha dhe miqve ka arritur tja dalë.

“Shkova në Tiranë u operova, vazhdova me mjekime. Më ranë flokët, jam ndier shumë keq. Por tashmë kjo ka kaluar dhe jam më mirë, shkoj vetëm për kontrolle në Onkologjik”, tha ajo.

Sëmundja e rëndë e detyroi ta ndëprese punën dhe aktualisht trajtohet me pension invaliditeti, ndërsa mjekimin e ka të vazhdueshem. Hanife Vija ka një këshillë për gratë dhe vajzat që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa apelon që mos të neglizhojnë.

“Ka qenë shumë e vështirë se unë jetoj vetëm dhe nga gjendja ekonomike copë-copë. S’kam pas lek me ble një amita. Punën e kam lënë dhe kam dalë në KEMP (pension invaliditeti)”.

Numri i të prekurve nga kanceri i gjirit në Lezhë ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa mbështetja financiare për të përballuar kostot e kurimit shihet si domosdoshmeri për këtë kategori./Shqiptarja/

Artikulli paraprakLindi në banesë dhe vdiq në QKUK, drejtoresha e Neonatologjisë thotë se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë
Artikulli i rradhës Ndikimi i kohës dimërore në shëndet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.