Deputetja e AAK-së, njëherazi specialiste e Ortodoncisë në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, Dr. Albena Reshitaj, bën të ditur se sot është kërcënuar.
Në një postim në Facebook, Dr. Reshitaj thotë se nuk mundet askush ta kërcënojë dhe që “vendimet e saj do jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve”.
“Te nderuar qytetar, Une sot jam kërcnuar dy herë. Njëherë rrugës duke ardhur në punë dhe e dyta në zyrën time në Fakultet. Le ta kuptoj kushdo që është pas që nuk mundën më me kërcnu, shantazhu dhe që vendimet e mija do të jenë gjithmonë në të mire institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Dr. Reshitaj është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.




