Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil, sipas studimeve të fundit

Jetë 02/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çaji jeshil është përmendur prej kohësh për përfitime të mundshme shëndetësore.

Tani një studim i ri, shikon ekstraktin e çajit jeshil dhe zbulon se mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, shkruan burimi Healthline përcjell Gazeta Shneta. Gjithashtu mund të ulë inflamacionin e zorrëve, sipas hulumtimit.

Çaji jeshil njihet për listën e tij të gjatë të përfitimeve të mundshme shëndetësore, si përmirësimi i funksionit të trurit dhe mbrojtja kundër kancerit.

Tani hulumtimi i ri mbi njerëzit me një sërë faktorësh rreziku për sëmundjet e zemrës po tregon se marrja e ekstraktit të çajit jeshil për katër javë mund të zvogëlojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të ulë inflamacionin e zorrëve.

Studiuesit thonë se ky është një nga studimet e para për të vlerësuar nëse rreziqet shëndetësore të lidhura me sindromën metabolike mund të pakësohen nga çaji jeshil.

“Çaji jeshil njihet si një burim i pasur antioksidantësh, substanca që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup. Tani po mësojmë më shumë se si çaji jeshil mund të ketë një ndikim pozitiv në zorrë,” tha Dr. Anjali Mone, gastroenterologe në spitalin Lenox Hill.

“Në një studim të ri, studiuesit kërkuan të hetojnë efektet e çajit jeshil në shëndetin e zorrëve. Përshkueshmëria e zorrëve ose “zorra që rrjedh” lejon që bakteret dhe toksinat e tjera të hyjnë në qarkullimin e gjakut duke çuar në inflamacion.

Çfarë gjeti studimi

Ky studim i botuar në “Current Developments in Nutrition”, përfshiu 40 pjesëmarrës, 21 me sindromë metabolike dhe 19 të rritur të shëndetshëm.

Atyre iu dha ekstrakt çaji jeshil për 28 ditë të ndjekur nga një placebo me një muaj pushim nga suplementet ndërmjet trajtimeve.

Studiuesit zbuluan se nivelet e glukozës në gjak esëll tek pjesëmarrësit ishin më të ulëta për ata që merrnin ekstraktin e çajit jeshil në krahasim me placebo.

Trajtimi me çajin jeshil në studim u tregua gjithashtu se zvogëlon inflamacionet e zorrëve të sinjalizuara nga një rënie në proteinat inflamatore të jashtëqitjes.

Bashkautori i studimit, profesor Richard Bruno në Universitetin Shtetëror të Ohajos, tha se:

“Ajo që na tregon kjo është se brenda një muaji ne jemi në gjendje të ulim glukozën në gjak si tek njerëzit me sindromë metabolike ashtu edhe tek njerëzit e shëndetshëm, dhe ulja e glukozës në gjak duket të jetë e lidhur me uljen e inflamacionit të zorrëve – pavarësisht shëndetit”.

Çfarë është sindroma metabolike?

Sindroma metabolike buron nga disa kushte që ndodhin së bashku, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.

Kushtet përfshijnë rritjen e presionit të gjakut, yndyrën e tepërt rreth belit dhe nivelet jonormale të kolesterolit ose triglicerideve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMësoni se si studimi i natës vonë ndikon në trurin tuaj
Artikulli i rradhës Drejtoresha punësoi djalin e dajës dhe gruan e tij në spital, Antikorrupsioni gjen konflikt interesi te njëri rast

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.