Shumcia e aksidenteve të fëmijëve ndodhin në shtëpi, zakonisht tek fëmijët e vegjël që janë disi më të përparuar se të tjerët në zhvillim.
Ndërsa shumë aspekte të sigurisë në shtëpi varen nga fakti se ju si prind duhet të jeni vigjilent në mënyrë të arsyshme, të tjera kërkojnë pajisje që mund të jenë të shtrenjta dhe të vështira për t’u instaluar, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Siguria në kuzhinë
Për një fëmijë të vogël, kuzhina është vendi më i rrezikshëm në shtëpi dhe gjëja më e sigurt është që ta mbai fëmijën 1-2 vjeç jashtë kuzhinës fare.
Megjithatë, nëse kjo gjë nuk mund të shmanget, mos e lini të ulet në tokë midis jush dhe sipërfaqeve të punës dhe të mos e lejoni të shpërndajë lodrat në tokë ku ju mund të pengoheni.
Nëse po përgatisni një ushqim, mundësia është që të mos jeni të aftë ta mbani nën vëzhgim nga afër gjatë të gjithë kohës dhe në këtë rast do të ishtë më mirë nëse e vini në një rrethore me disa lodra ose një karrige të lartë duke i dhënë ushqimin e tyre ndërsa ju përgatisni tuajin.
Siguria në dhomën e ndenjjes
Rreziku më i madh i vetëm në dhomën e ndenjes janë mjetet ngrohëse. Edhe radiatorët mund të djegin, kështu që përdorni termostatin e dhomës për të kontrolluar temperaturën.
Kur nuk e përdorni një ngrohës elektrik, shkëputeni furnizimin me energji elektrike dhe hiqeni spinën nga priza e murit.
Siguria në banjë
Kurrë mos e lini fëmijët 1-2 vjec vetëm në banjë. Mund të mendoni se ai kënaqët duke luajtur me ujë, por ai mund të lëndohet serjozisht.
Më e pakta, ai rrezikon të rrëshqasë në një dysheme të lagur apo të digjet nga uji i nxehtë.
Nëse nuk luan me ujë, fëmija mund të gjejë sende kozmetike si kremra, parfume apo lëndë pastrimi, shumë nga të cilat janë helmuese.
Siguria në oborr
Oborret dhe parqet e lojërave janë vende tërheqëse për të luajtuar fëmijët. Por, sigurisht ato kanë rreziqet e veta. Nuk është realiste dhe e arsyeshme të përpiqeni të mendoni cdo rrezik të mundshëm që mund t’i vijë fëmijës jashtë dhe t’i mbroni nga lëndimet.
Megjithatë, nëse merrni masa të arsyeshme dhe i mësoni rregullat bazë të sigurisë jashtë që në fillim, kjo e lejon fëmijën që të fitojë besim në vetvete dhe i lejon prindërit të krijojnë siguri. /Gazeta Shneta/


