Xhenxhefili është një zhardhok i mrekullueshëm për shëndetin. Ai është përdorur për tu dhënë shije gatimeve por edhe për të përmirësuar shëndetin për mijëra vite me rradhë. Megjithatë, fuqitë shëruese të xhenxhefilit duhen përdorur me kujdes sepse ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë njerëzit.
Njerëzit që duhet të shmangin ose konsumojnë më pak xhenxhefil
Të dhënat shkencore, të cilave i referohet konfirmojnë se xhenxhefili ka një ndërveprim të keq me disa medikamente të caktuara.
Njerëzit që vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë, mpiksja e gjakut duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e xhenxhefilit për trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore.
Njerëzit që marrin medikamente për mpiksjen e gjakut
Xhenxhefili hollon gjakun. Kjo do të thotë që njerëzit që marrin barna për hollimin e gjakut ose kanë probleme me gjakderdhjen, duhet të heqin dorë nga xhenxhefili.
Njerëzit që marrin medikamente kundër diabetit
Xhenxhefili ka tendencën të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Ky padyshim është një lajm shumë i mirë për diabetikët Megjithatë, ata që marrin medikamente siç janë injeksionet e insulinës apo barnat për mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rolin e xhenxhefilit./AgroWeb/


