Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mosha kur fëmijët mund të kenë një temperament të përcjellur me kriza të inatit

Jetë 09/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Krizë e inatit do të thotë një shpërthim i temperamentit të keq apo grindje dhe është e qartë se shpërthime të tilla mund të ndodhin në çdo moshë.

Megjithatë, kur shumica e njerëzve flasin për krizat e inatit, ata nënkuptojnë diçka shumë specifike – krizat shpërthyese të temperamentit të keq nga fëmijët e vegjël. Kjo sjellje haset më shpesh në moshat 18 muajsh deri në tre vjeç dhe kështu mendohet në përgjithësi jo aq e zakonshme më vonë, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Duket se djemtë shpesh demonstrojnë më shumë sjellje që prindërit i konsiderojnë si të vështira dhe këtu përfshihen: agresiviteti, mosbindja dhe aktivitetet tejet të harbuara fizike.

Megjithatë, kjo mund të mos ndodhë gjithnjë për shkak të dallimeve gjinore. P

Prindërit mund të ndikojnë me mënyrën se si mendojnë se çka është mashkullore – duke pranuar ose nxitur lojëra më të ashpra tek djemtë, për shembull ose duke u thënë djemve që të mos qajnë, por të përgjigjen me inat si reagim ndaj zhgënjimit.

Fakte për krizat e inatit:

Megjithëse indinjata është ndjenja që i bie më shumë në sy prindit, krizat e inatit gati gjithnjë janë të kombinuara me një ndjenjë tjetër si pendim apo paniku.

Krizat e inatit gati gjithnjë zhvillohen në lidhje me ju, prindin ose dikë tjetër me të cilin fëmija ndihet i sigurt dhe e njeh.

Temperamenti luan rol. Një fëmijë aktiv me vullnet të fortë mund të ketë më shumë kriza inati.

Disa vlerësime thonë se një në pesë fëmijë dy vjeçarë ka të paktën dy kriza inati në ditë; por mos harroni se kjo do të thotë se katër nga pesë fëmijë nuk kanë.

Nëse përballeni me sukses nga prindërit që në fillim, krizat e inatit kanë mundësi të bëhen më pak të zakonshme ndërsa fëmija rritet dhe më e keqja zakonsht kur kalon nga mosha tre ose katër vjeç.

Krizat e inatit ndodhin zakonisht kur ndjenjat e fëmijës janë jashtë kontrollit.

Tre të katërtat e të gjitha krizave të inatit sipas vlerësimeve ndodhin në shtëpi por krizat më të këqija të inatit shpesh duket se ruhen për në vendet publike duke garantuar vëmendje maksimale për fëmijën dhe turpërim maksimal për prindin.

Shumica e krizave të inatit janë një shprehje e humbjes së kontrollit – një reagim ndaj ndjenjave të zhgënjimit, pamundësisë për të bërë diçka dhe indinjatës dhe ndodhin për shkak të mungesës së aftësive të nevojshme tek një fëmijë për të përballuar ndjenja të tilla. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCiklet menstruale të dhimbshme, PCOS mund të lidhen me rrezik më të lartë kardiovaskular
Artikulli i rradhës “Nuk ua pagoi orët shtesë punëtorëve”, dërgohet në përmbarim QKMF-ja e Drenasit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.