Ҫdo ushqim përmban disa përbërës ushqimorë të cilët luajnë rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.
Kalciumi është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve të foshnjës. Gjatë muajve të parë, këtë mineral trupi e merr nga qumështi i gjirit ose formulës, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Burimet kryesore të kalciumit janë: djathërat të forta dhe ‘djathë’ soje, pure konservë peshku të bluar me gjithë hala (sardele ose salmon), tofu, qumështi, kosi, bukë e bardhë ose produkte miellit të bardhë, akullore me qumësht, fasule, thjerrëza dhe qiqra, kungull dhe patate e ëmbël, brokoli, spinaq, bizele, hurma arabe, rrush i thatë, dhe kajsi të thata.
Vitamina D luan rol mbrojtës në disa aspekte dhe së bashku me kalciumin ndihmon në formimin e dhëmbëve dhe të kockave të fëmijës.
Bebet që nuk kanë sa duhet vitaminë D në vitin e parë të jetës mund të bëhen rakitikë ose të vuajnë nga sëmundje të tjera të kockave. Pjesa më e madhe e vitaminës D merret nga rrezet e diellit dhe trupi depoziton një pjesë të saj për muajt me më pak diell.
Rakitizmi po rishfaqet në disa vende të zhvilluara, pasi fëmijët kalojnë më pak kohë jashtë dhe marrin më pak rreze dielli. Shumë pak ushqime prej tyre siç janë drithërat që u japim fëmijëve për mëngjes tani janë të përforcuara me këtë lloj vitamine.
Burimet e vitaminës D janë: peshq të yndyrshëm si salmoni, skumbria dhe sardelet, pastaj kemi vezët, cereale të përforcuara me hekur si dhe gjalpë me mëlmesë.
Vitamina A ndihmon në rritjen e kockave të bebeve. Prej burimeve ushqyese më të pasura me këtë vitaminë janë: peshq të yndyrshëm si salmoni, skumbria dhe sardelet, gjalpi, e verdha e vezës, karota, patatet e ëmbla, mango, spinaqi, speci i kuq, pjepër, domate, kajsi të thata, brokoli dhe kungulli. /Gazeta Shneta/