Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK me konferencë për media njofton për gjendjen e ujit në Badovc: Ende i papijshëm

Lajme 11/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të shtunën përmes një konference për media kanë njoftuar se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit, ende nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrativ.

Doktoresha Burbuqe Lushi, koordinatore e qendrës së ujit në IKSHPK, ka thënë se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit janë duke rënë ditëve të fundit, por sipas saj ende nuk kanë rënë në vlerën të cilën është paraparë me udhëzim administrativë.

Sipas saj, ky ujë nuk mund të përdoret për pije por ai mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si për higjienë personale, higjienë të mjedisit e përgatitje të ushqimit.

Ajo ka theksuar se uji nga resurset e liqenit Batllava si dhe uji nga  liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijshëm.

Ajo ka shtuar se ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimit të stinëve.

“Analizat e fundit laboratorike ndonëse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës ende këto vlera nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrativ, cilësia e ujit të destinuar për konsum. Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëveprim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat e tyre dhe mundësit e tyre që këto vlera të ulen dhe të plotësoj kriteret e parapara sipas udhëzimit administrativ”.

“Ngritja e vlerave të manganit faktikisht është një fenomen natyror që ndodh gjatë stinëve në resurset sipërfaqësore. Me qëllim të informimit të drejt ju njoftoj se nga matjet e fundit laboratorike rezulton se në këto katër ditë të fundit vlerat e manganit janë me datën 7 vlera më e ulët ka qenë 0,19 miligram për litër ndërsa vlera më e lartë 0,40 miligram për litër. Me datën 8 sillej vlerat e manganit prej 0,19 deri 0,35 për litër. Me datën 9 nëntor , 0,17 deri 0,30 miligram për litër. Me datën 10, dje rezultat e fundit janë se vlera e manganit në rrejt sillej prej 00,58 deri 0,19 miligram për litër. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë paraparë se parë vlera e lejuar për përdorim të pijshëm është 00,5 dhe ende nuk është arritur. Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, higjienë personale, higjienë të mjedisit, përgatitje të ushqimit e të tjera. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e liqenit Batllava, si dhe uji nga fabrika në Shkabaj që merr ujin nga liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijshëm”, tha ajo.

Artikulli paraprakSa shpesh duhet ta pastroni foshnjën tuaj: Gjithçka që ju nevojitet në banjën e parë
Artikulli i rradhës Oda e Farmacistëve kërkon ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për importin e produkteve pa paralele

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.