Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Valë gripi në Gjermani, mund të mbyllen shkollat dhe kopshtet

Jetë 28/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditët e ardhshme në Gjermani mund të bëhet e vështirë të dërgosh fëmijët në kopshte ose në shkolla fillore. Ekspertët thonë, se mjaft shkolla mund të mbyllen për pak ditë, për shkak të valës së gripit.

Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani paralajmëron në lidhje me valën e gjerë të gripit në nivel federate, se mund të ketë mbyllje të shkollave fillore. “Gjendja e personelit në shumë shkolla fillore në vend është e vështirë dhe pjesërisht është nën buxhetin e planifikuar të personelit”, tha kreu i shoqatës, Edgar Bohn për rrjetin redaksional gjerman, Redaktionsnetzwerk Deutschland, RND.

“Mbyllje të plotë të shkollave nuk mund dhe nuk dua ta përfytyroj” megjithatë kjo mund të jetë pasojë për disa prej tyre. Ndërsa kufizimet e orëve të mësimit nuk do të përjashtohen.

Sipas Intitutit Robert Koch në Gjermani vërehet një rritje e ndjeshme e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, më shpesh fëmijët preken nga virusi, RSV, virusi respirator sincitial.

Gjendje e vështirë edhe në kopshte

Sidomos në kopshtet gjermane paraqitet gjendje e vështirë e personelit për shkak të valës së gripit.

“Në nivel federate aktualisht shumë kopshte janë duke luftuar të kompensojnë mungesën në numër të madh të personelit”, u shpreh drejtuesja e Shoqatës Gjermane të Kopshteve, Waltraud Weegmann për RND.

Ndërsa zëdhënësja e organizatës joqeveritare, “Arbeiterwohlfahrt”, Jennifer Rotter bëri fjalë për një “gjendje të vështirë” të kopshteve për shkak valës aktuale të sëmundjeve të dimrit që pritet të keqësohet. “Reduktimi i orëve të hapjes së kopshteve deri tek mbylljet afatshkurtra për shkak të mungesës së personelit aktualisht janë bërë rregull dhe nuk janë më përjashtim”, bëri të ditur ajo.

Sipas Weegmann duhet të merren masa urgjente për shkak të mungesës së ndjeshme të personelit të kualifikuar në kopshte. Duhet të nxitojmë, tha ajo, “ndryshe nuk do të kemi më krizë kopshtesh, por kolaps të plotë të kopshteve./RTK/

Artikulli paraprakKëshilla për të trajtuar infertilitetin mashkullor me ndjeshmëri dhe mirëkuptim
Artikulli i rradhës Zgjedhjet e stilit të jetesës për të zvogëluar rrezikun e pneumonisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.