Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër simptomat fillestare të sklerozës

Jetë 18/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Skleroza apo demenca përfshihet në një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe ndikojnë në shumë funksione të tij. Njerëzit e prekur nga skleroza përballen me harresën, dëmtimin e aftësisë për gjykim, vendimmarrje dhe orientim.

Ky grupim sëmundjesh është shumë tinëzar ngase nis krejt papritur dhe më pas situata përkeqësohet shpejt. Në këtë grup përfshihen alzheimeri, parkinsoni apo skleroza e shumëfishtë, të cilat nuk kanë shërim. Porse ekzistojnë disa simptoma të hershme që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e avancimit të sëmundjes.

Janë të paktën dy simptoma kryesore për diagnostikimin e sëmundjes. Personat e prekur nga skleroza kanë probleme më të mëdha që shkojnë përtej telasheve me harresën. Ata ballafaqohen edhe në pengesa në të folur, në përqendrim dhe në arsyetim.

Ndryshimi i papritur në kujtesën afatshkurtër

Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e sklerozës. Disa persona mund të mbajnë mend shumë mirë disa gjëra që kanë ndodhur vite më parë, por e kanë të pamundur që të kujtojnë se çfarë kanë ngrënë në mëngjes. Probleme të tjera janë vështirësia për të kujtuar se ku kanë vendosur gjëra, arsyen përse janë futur në një dhomë ose punët që duhet bërë gjatë ditës.

Vështirësia në gjetjen e fjalës së duhur

Një simptomë tjetër e demencës është vështirësia për të komunikuar. Njerëzit e prekur nga skleroza e kanë të vështirë të shpjegojnë diçka ose të bashkëbisedojnë.

Porse ata kanë edhe ndryshime të humorit, simptomë kjo që është shumë e përhapur në mesin e pacientëve të prekur nga skleroza. Depresioni është po ashtu një shenjë tipike e sklerozës që shfaqet shumë herët.

Apatia

Njerëzit e prekur nga skleroza humbasin interesimin ndaj aktiviteteve të preferuara. Ata nuk kanë më dëshirë të kalojnë kohë me miqtë dhe me familjen, ndërsa ndiejnë një boshllëk të thellë emocional.

Në fazat e para të sklerozës të prekurit bëhen shumë konfuzë, sidomos kur u duhet të kujtojnë fytyrën e ndonjë personi, të gjejnë fjalët e duhura apo të bashkëbisedojnë me dikë. Harrojnë çfarë dite është dhe nuk e mbajnë mend as dikë që e kanë takuar së fundmi.

Mungesa e orientimit

Në fazat e para të demencës, njerëzit nuk arrijnë që të orientohen, humbin rrugën dhe nuk mbajnë mend se ku janë nisur. Në faza më të vonshme, nuk i njohin më as lagjen, shtëpinë, derën apo rrugët. Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, fruta, perime, drithëra të plota dhe vitaminë D.

Artikulli paraprakMjeku i Javës, Dr. Agim Krasniqi: Infarkti Akut, cilët janë personat më të rrezikuar dhe si trajtohet në QKUK
Artikulli i rradhës Këto bimë duhet t’i mbani në shtëpi, ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.