Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen kardiologu intervent dr. Agim Krasniqi nga QKUK i cili tregon për Infarktin Akut, mënyrat e trajtimit, cilët janë përsonat që janë të rrezikuar nga ky lloj infarktit.
Dr. Agim Krasniqi ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, degën e Specializimit në Kardiologji, ku edhe ka diplomuar në Universitetit e Mjekësisë –Institutin e sëmundjëve kardiovaskulare “Iasi Rumani”, ndërsa kardiologjinë Intervencionale në Institutin e Zemrës në po të njejtin shtet. Pas mbarimit të studimeve në moshën 32 vjeçare është kthyer në Kosovë, për t’i shfaqur njohurit e tij në fushën e Kardiologjisë Intervencionale.
Ai tani punon në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, QKUK, në Klinikën e Kardiologjisë.
Infarkti akut i miokardit është një ndërprerje e rrjedhjes së gjakut në arteriet koronare që furnizojnë me gjak muskujt e zemrës (miokardin). Kjo ndërprerje shkakton dëmtime të shpejta në pjesën e zemrës që nuk merr mjaftueshëm oksigjen dhe ushqim për shkak të bllokimit të një arterie koronare. Shpesh kjo ndodhë si rezultat i formimit të një plaqe të zgjeruar në murin e brendshëm të arterieve koronare që mund të thyhet dhe të shkaktojë formimin e një gropëzimi të gjakut, i cili mbyll rrjedhjen e gjakut në zonën e zemrës.
Çfarë është infarkti akut?
Infarkti akut i miokardit (AMI), i quajtur ndryshe si sulmi në zemër, është semundje e zemrës që vjen si pasoj e mbylljës së një artere (damari) të zemrës.Mbyllja e një artere në zemer shpien në ndërprerjën e rrjedhjes së gjakut në atë pjesë të zemrës, e cila më von shkakton vdekjën e qelizave të muskulit te zemrës – miokardit.
Shkaktari kryesor i infarktit akut të miokardit është ateroskleroza e artereve koronare d.m.th qarja e pllakës aterosklerotike e cila gjindet në brendesi të artereve koronare dhe trombozimi i saj.Pllaka aterosklerotike është një masë yndyrore që formohet në brendesi të arterës koronare e cila varsisht nga madhesia e saj shpien në ngushtimin e arterës koronare e në disa raste dhe në mbylljën e saj.
Cilët janë faktorët e rrezikut dhe si mund ta dimë se mund të pësojmë një infarkt?
Faktoret e rrezikut për semundje të artereve koronare janë të shumt dhe prezenca e tyre tek disa persona rrit mundesin e shfaqjës së semundjës iskemike të zemrës apo semundjës e arterve koronare.
Trashegimi është faktor i rendesishem i rrezikut të semundjës iskemike dhe përsonat që kan familjar të afert si prinderit, vllezerit apo motrat kan rrezikshmeri më të lartë për semundje iskemike në krahasim më personat që nuk kan familjar më semundje të tillë.
Mosha dhe Gjinia konsiderohen gjithë ashtu si faktor rrezike për semundjen iskemike – semundja iskemike – infarkti akut i miokardit takohet më shpesh të moshat e shtyra e sidmos pas moshës 60 vjeqare, dhe tek gjinia mashkullore. Keta faktor konsiderohen si faktor që nuk mund të korigjohen. Faktoret tjere te rendesishem që ndikojn në paraqitjën e semundjës iskemike por që mund të korigjohen janë si p.sh. tymosja e duhanit, mosaktiviteti fizik, mbipesha, stresi, konsumimi i alkoholit, konsumimi i substancave narkotike, mosmjekimi si duhet i semundjës së sheqerit dhe i shtypjës së lartë të gjakut, sasia e larte e yndyrave në gjakut etj p.sh.
Tymosja e duhanit – përsonat që tymosin duhan apo edhe ata të cilet qëndojn në ambiente ku tymoset duhan kan predispozita për semundje iskemike më shumë së ata që nuk tymosin duhan.
Përdorimi i alkoholit dhe substancave narkotike rrisin mundesin e paraqitjës së semundjës iskemike etj.
Stresi konsiderohet një faktor shumë i rendesishem në paraqitjën e semundjeve kardiovskulare, fillimisht ndikon në shfaqjën e shtypjës së lartë të gjakut e më von dhe në paraqitjën e semundjeve të zëmrës dhe eneve të gjakut.
Sasia e tepert e yndyrave në gjak, e kolesterolit dhe e triglicerideve, qojnë në rritjën e mundesisë së formimit të pllakave aterosklerotike (masave yndyrore) në brendesi të eneve të gjakut dhe keshtu në shfaqjën e semundjës iskemike qoft në zemer, në tru apo në organe tjere.
Semundja e sheqerit sidomos e shoqeruar më faktoret e tjere rrit mundesin e shfaqjës së semundjeve iskemike të zemrës – infarktit akut të miokardit.
Hipertensioni arterial apo shtypja e lartë e gjakut nëse nuk trajtohen si duhet rritë mundesin e paraqitjës së sulmeve në zemer dhe në tru.
Semundjet autoimune si p.sh. arterit rheumatoid, lupusi eritematos rrisin rrezikun për aterosklerozë dhe semundje iskemike etj.
Sa ma shumë që janë të pranishem faktor e rreziku aq më shumë janë shancat e paraqitjës së semundjës iskemike- infarktit akut të miokardit.
Cilat janë metodat e diagnostikimit për rastet elektive dhe akute?
Metodat e diagnostifikimit të semundjës iskemike janë të shumta dhe nëse kardiologu dyshon në semundjën iskemik atëherë ai mund të rekomandoj një sërë analiza dhe metoda diagnostike.
Nder metodat që duhet të rekomandohen më qellim të mjekimit të semundjës iskemike janë:
- EKG është metoda e parë që duhet rekomanduar një pacienti atëherë kur dyshohet që mund të ketë semundje iskemike qoft akute apo kronike, realizohet leht, nuk kerkon kushte të posaqme, mund të realizohen në ordinanca mjekësore, spitalore si dhe në vendbanim të pacientit nëse është e nevojshme. E realizon infiermeri ndersa e interpreton mjeku. Jep të dhena të rendesishme sidomos rreth semundjës iskemike dhe aritmive.
- Ergometria apo prova ushtrimore: realizohet më cikloergometru (biçiklet statike) apo më anë të shiritit rrotullues (Trendmill)
- është test apo metodë diagnostike joinvazive që konsiston në monitorimin e një elektrokardiograme (EKG) në kohë që pacienti është duke ecur në shiritin rrotullues.apo gjatë ngasjës së biqikletës statike. Monitorohet në mënyrë të përhershme nga një kardiolog.
- Para së të bëhet ergometria pacientit duhet ti nderpriten disa ilaqe nëse ka qën duke i përdorur së paku 2 ditë më parë, në të kunderten testi mund të jetë jo i sakt.
CT – angiografia koronare është një metodë diagnostike radiologjike joinvazive që mundeson pamjën (shikimin) e detajuar të arterve koronare nën veprimin e rrezeve X. Gjatë CT – angiografia koronare duhet përdorur substancë kontrasti. Eshtë një alternative e koronarografisë që realizohet shpejt, jep të dhena të sakta dhe është duku u përdorur gjithnjë e më shumë.
Koronarografia është metodë invasive më e sigurta për diagnostifikimin e artereve koronare, që ndryshe konsiderohet si standart i art. Për të realizuar koronarografin kerkohen kushte specifike, aparatur specifike dhe nuk mund të realizohet në çdo vend. Koronarografin e bën kardiologu intervent i trajnuar mirë.
Ju si mjekë kardiolog në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK kur keni filluar së aplikuari metodat për trajtimin e infarktit akut, cili ësht kontributi juaj dhe cilat janë metodat e fundit që i përdorni?
Unë si kardiolog në QKUK kam fillur të bejë koronarografi qysh në fillim të funkcionalizimit të kardiologjisë intervente në vitin 2008. Ndersa më vendosjën e stentave të rastet elektive pak më von në 2009.
Trajtimin e infaktit akut të miokardit në menyrë intervenet më anë të vendosjës së stentave në QKUK e kemi filluar në vitin 2014. Për hëre të parë Unë së bashku më koleget e mi kemi filluar në tetor 2014 por vetem për një kohë të shkurte prej 3 muajve.
Mund të them së kontributi im deri më tani nuk është i vogël sepse kam realizuar më shumë së 6000 intervenime në zemer qoft ato diagnostike apo terapeutike d.m.th koronarografi dhe vendosje të stentave. Nder intervenimet e para në kardiologjinë invazive në QKUK në vitin 2009 u realizuan nga unë bashkë me koleget e mi, stentimin e parë tek pacientet më Infarkti akut të miokardit në QKUK e realizova unë së bashku më koleget e mi në vitin 2014, ku për herë të parë në tetor të vitit 2014 filluam trajtimin e pacienteve më infarkt akut të miokardit 24 orë.
Cilët kardiologë kanë punuar në trajtimin e infarktit akut të miokardit 24 orë në atë kohë dhe pse është ndërprerë puna.
Kardiologjia intervencionale në klinikën e QKUK ka pasur ngecje të herëpashershme, qoft përshkak të mungesës së materialit, qoft për shkak të defekteve në aparature.
Pasi filluam trajtimim e infarktit akut më metoda intervencionale në fillim e kam punuar vetem unë, më sa kujtoj 2 javë më pas kan ardhuar dhe dr. Gani Bajraktarin, si dhe disa kardiolog që punonin jasht Kosovës Dr. Arton Beqiri, Dr. Fadil Ademaj nga Gjermania, Dr. Florim Cuculi nga Zvicra si dhe Dr. Shpend Elezin që atë kohë nuk punonte në QKUK, por keta nga jashtë kanë qëndruar vetem nga dy javë më sa kujtoj unë, ndersa kohën tjeter deri në shkurt 2015 kemi qene vetem në vendoret.
Në shkurt jemi detyruar ta nderpresim trajtimin 24 orë të infarktit akut, por të gjitha rastet që kan ardhur më infarkt akut gjatë orarit të punës i kemi trajtuar në menyrë intervencionale më stentim nga atëherë d.m.th mjekimi intervencional i infarktit akut të miokardit në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ka filluar nga viti 2014. U detyruam ta ndepresin trajtimin 24 orë sepse ishim shumë pak kardiolog që punonim në kardiologji invazive në atë kohë dhe numri i pacienteve ishte shumë i madhe dhe kja ka qën arsya e nderprerjës së trajtimit intervencional 24 orë në ditë.
Pas dy viteve në vitin 2016 unë së bashku dr. Basri Sediu, dr. Daut Goranin, dr. Gani Bajraktarin, dr, Sami Gjoka, dr. Tefik Bekteshi dr. Xhedet Krasniqin dhe Hajdin Citakun filluam të punonim nga ora 7 e mengjesit deri në 19 të mbrembje deri në vitin 2018, në trajtimin e të gjitha rasteve akute dhe elektive. Më rritjën e numrit të kardiologeve nga muaj shkurt i vitit 2018 filluan përseri trajtimin 24 orë të infarktit akute e deri më tani pa ndonjë nderpreje.
Kisha dashur të theksoj së nga viti 2005 kur jam punësuar në QKUK e deri në 2014 kur filluam trajtimin e Infaktit akut të miokardit të gjithë Ministrave të Shendesisë dhe drejtoreve egzekutiv të QKUK që nderroheshin sipas mandatit që kishin, ju kam shkruar qoft unë vet si kardiolog qoft së bashku më koleget tjere që të funkcionalizonin kardiologjin invazive por angazhimi i tyre ka qen shumë i vogel.
Cilat mosha të pacientëve prekën më shumë nga kjo sëmundje? Dhe cilat janë këshillat e juaja për të evituar një infarkt?
Semundja iskemike e zemrës takohet më së shumti tek moshat e shtyra, pas moshës 60 vjeqare por në kohet e fundit numri i pacienteve edhe tek moshat e reja është rritur, ndoshta për shkak të pranisë së faktorve te rrezikut gjithnjë e më shumë.
Keshilla ime si kardiolog është që të menjanohen faktoret e rrezikut sa më shumë që është e mundur, të kontrollohet rregullisht shtypja e gjakut, niveli i sheqerit dhe yndyrave në gjak, të mos përdorni duhan, alcohol dhe substanca narkotike, të keni aktivitet sa më shumtë gjatë ditës, ecje, ushqim të shendetshem etj.
A ka rritje të numrit të pacientëve me infarkt akut në Kosovë, sipas përvojës tuaj në klinikë? Poashtu a është ulur mosha e të prekurve? Cilët mendoni ju se janë shkaktarët?
Edhe pse në kosovë nuk ka statistika që tregoj së sa shpesh takohet semundja iskemike e zemrës në Kosovë, nga pervoja e ime si kardiolog që punojë në QKUK në klinikën e kardiologjisë mund të them se numri i pacienteve më infarkt të miokardit është në rritjë e sidomos tek moshat e reja. Psh. Javë e kaluar patem të hospitalizuar një paciente të moshës shumë të re 21 vjeq më infarkt akut të miokardit që dyshohet së shkaktari kishtë qënë konsumimi i një dozë të substancës narkotike.
A mendoni së Klinika e Kardiologjisë në QKUK ka kapacitete njerëzore për të avancuar edhe më shumë me metodat më të reja bashkëkohore? Si mendoni se arrihet ky avancim?
Klinika e kardiologjisë ka kapacitete njërzore të mjaftushem për tu zhvilluar sikur qëndrat tjera rajonale apo më gjere, nëse do të ishtë punuar ashtu siq duhet dhe ashtu siq punohet edhe në qëndra tjera.
Avancimi më metoda bashkohore mund të arrihet më përkrahjë nga institucionet shendetsore shteteror.
Nëse më pyteni së a ka mundesi që të bëhet mirë në kardiologjinë Kosovare, jam i bindur së po, sepse për fat të mirë kemi infrastrukture të mjaftushme, kemi kuadra të mjaftushme të cilat kan aftesi, gadishmeri dhe vullnet për të punuar, ndersa nëse më pyteni se a do të bëhet mirë në kardiologjinë Kosovare jam shumë skeptik që do të bëhet mirë.
/GazetaShneta/