Lëndimet traumatike të trurit janë shpesh të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë pasoja afatgjata, duke arritur deri në humbje të jetës.
Sipas mjekut indian Tushau Prasad, është e rëndësishme të identifikohen këto lëndime në kohën e duhur për të përmirësuar cilësinë e jetës. Lëndimi i trurit mund të ndodhë si rezultat i një goditje të fuqishme në kokë ose rënieje nga lartësia. Aksidentet rrugore, sportet ekstreme, apo situata të tilla si dhuna, gjithashtu, mund të shkaktojnë lëndime traumatike të trurit.
Dr. Prasad thotë: “Një lëndim i lehtë i trurit mund të ndikojë përkohësisht në funksionimin e trurit, por një lëndim i rëndë mund të shkaktojë dëme serioze si mavijosje, grishje të indeve, gjakderdhje, dhe në raste të rënda, edhe humbje të jetës.”
Simptomat e një lëndimi të trurit mund të shfaqen menjëherë ose disa javë pas ngjarjes. Ato përfshijnë dhimbje të kokës, vështirësi në fjalë, humbje të ekuilibrit, marramendje, të vjella, dhe edhe lodhje. Përveç simptomave fizike, mund të paraqiten edhe simptoma shqisore si ndjeshmëria ndaj dritës, zhurma në vesh, dhe shikim i paqartë.
Simptoma psikologjike dhe të sjelljes përfshijnë konfuzionin, humbjen e kujtesës, ndryshime në sjellje, depresionin, ankthin, vështirësi në gjumë, konvulsione, humbje të koordinimit, dhe dobësi në krahë apo këmbë.
Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma pas një lëndimi traumatik, është e rëndësishme të konsultoheni menjëherë me një mjek.
Ka disa këshilla që mund të ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve traumatike të trurit si përdorimi i rripit të sigurimit gjatë drejtimit të makinës, shmangia e drejtimit nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i helmetës gjatë vozitjes me motoçikletë ose biçikletë, hiqja e rreziqeve të rënieve, përdorimi i dritave në ambientet e errëta, kontrolli i rregullt i syve, si dhe parandalimi i zonave të rrezikshme të rrëshqitjes.


