Në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Njësia e Radiologjisë vazhdon të ofrojë shërbime cilësore dhe të ndërgjegjësojë komunitetin për rëndësinë e ekzaminimeve shëndetësore, me theks të veçantë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Njësia e Radiologjisë është e organizuar në katër kabinete të specializuara:
1. Kabineti i RTG-së në DAT,
2. Kabineti i RTG-digjital në SHEP,
3. Kabineti i Mamografisë, dhe
4. Kabineti i Radiologes me aparatin e ultrazërit.
Gjatë vitit 2023, ky qendër ka ofruar një sërë shërbimesh të rëndësishme shëndetësore:
– Vizita specialistike radiologjike – 5,008
– Radiografi – 12,953
– Echo – 373
– Mamografi – 979
Në periudhën që nga fillimi i muajit tetor, 362 gra kanë përfituar nga ekzaminimi i mamografisë, dhe planifikohet të vazhdojë edhe për 280 gra të tjera, sipas termineve të regjistruara gjatë po të njëjtit muaj.
Deri më tani, në këtë vit, Njësia e Radiologjisë ka kryer gjithsej 979 mamografi. Ndërkaq, numri i rasteve të cilat janë referuar për ekzaminime të mëtejshme nga muaji tetor janë shqetësues:
– Gjetje të dyshimta për malinjitet: 26
– Gjetje shumë të dyshimta për malinjitet: 3
Këto shifra theksojnë nevojën për ndërgjegjësim të mëtejshëm të qytetarëve për identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe përgjegjësinë ligjërisht dhe moralisht për të kontribuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje shumë të rëndësishme./GazetaShneta/




