Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndihmojë ngrënia e domateve në uljen e presionit të lartë të gjakut

Jetë 15/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi të ri, ngrënia e domateve lidhet me një efekt në uljen e presionit të gjakut dhe mund të parandalojë presionin e lartë të gjakut tek njerëzit e moshuar.

Personat që u përfshin në studim që hanin më shumë domate ose produkte domate çdo ditë ulën rrezikun e presionit të lartë të gjakut me më shumë se një të tretën, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Domatet përmbajnë likopen, i cili ndihmon në mbajtjen elastike të mureve të enëve të gjakut, si dhe kalium që ndihmon në menaxhimin e efekteve të natriumit dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të lëngjeve në trup.

Për të moshuarit, një studim i ri sugjeron se konsumimi i domateve mund të ndihmojë në menaxhimin e hipertensionit dhe madje mund të ulë rrezikun e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut në radhë të parë.

Në studim, njerëzit pa presion të lartë të gjakut që hanin më shumë domate ose ushqime me bazë domate kishin një rrezik 36% më të ulët të zhvillimit të hipertensionit sesa ata që hanin më pak nga ky produkt ushqimor.

Tek njerëzit që kishin tashmë presion të lartë të gjakut, veçanërisht ata me hipertension të fazës 1, konsumi i moderuar i domateve u shoqërua me një ulje të presionit të gjakut.

Studimi përfshinte 7056 pjesëmarrës, 82.5% e të cilëve kishin hipertension. Ata u morën në pyetje në lidhje me konsumin e përditshëm të domateve dhe u renditën në katër klasifikime: më pak se 44 gram në ditë, 44-82 gram (i ndërmjetëm), 82-110 gram (i lartë i ndërmjetëm) dhe më shumë se 110 gram.

Autorët e studimit vunë re një ulje të presionit diastolik të gjakut tek ata me nivelet më të larta dhe të ndërmjetme të konsumit të domates në krahasim me nivelet më të ulëta të konsumit.

Pjesëmarrësit me hipertension të fazës 1 dhe konsumin e ndërmjetëm të domates përjetuan një ulje të presionit të gjakut sistolik dhe diastolik krahasuar me pjesëmarrësit që konsumuan më pak domate.

Studimi është publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi ndikojnë dietat me pak karbohidrate në peshë në planin afatgjatë?
Artikulli i rradhës Një numër i madh grimcash plastike u gjenden në ujin e ambalazhuar: A janë të dëmshme për shëndetin?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.