Kryetari i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, ka komentuar rreth shërbimit të ri që do t’i shtohet Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), atë të implanteve stomatologjike.
Kodra ka potencuar se në këtë qendër mungon një shërbim tjetër i rëndësishëm siç është fluorizimi i dhëmbëve tek fëmijët.
Mes tjerash, Kodra ka kritikuar promovimet që po bëhen nga ana e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë rreth këtyre shërbimeve.
Komunikata e plotë nga Besim Kodra
Mirë që është bë ky shërbim në QKSUK. Por kur e shoh kryeministrin dhe ministrin e shëndetësisë duke e promovuar më dalin shumë pikëpyetje përpara:
E para, qksuk e ka një drejtor, ai drejtor e ka edhe një drejtor tjeter, e ai drejtori tjeter e ka edhe një Bord, gjë që do të thot se kjo hiq nuk është punë e ministrit e aq më pak e kryeministrit.
E dyta, mos me u bë Fluorizimi i dhëmbëve tek fëmijët por Implantimi i dhëmbëve tek të rriturit, është me u marrë me pasojat e jo shkaqet.
Edhe në aspektin shëndetësor edhe atë buxhetor është qasje e gabume.
Kryeministri përkatësisht Ministri është aty me pa shëndetësinë komplet (të integruar ) e jo parcialisht siç po bënë tani. /Gazeta Shneta/




