Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Policor nis hetimet për raportimin e policisë se 18 vjeçari në Podujevë u ther me thikë

Lajme 22/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Goditjes me veturë dhe më pas goditjeve të përsëritshme me shufër në kokë nuk ka mundur t’u mbijetojë 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, as pas një përpjekjeje 6 ditore të mjekëve në QKUK. Nga Klinika e Intensivës kanë treguar se ai kishte lëndime të rënda e gjakderdhje në kokë, por s’kishin parë plagë therëse. Policia fillimisht e ka përshkruar rastin si therje me thikë, por pamjet e publikuara e kanë demantuar totalisht. Për këtë, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka nisur një hetim.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim duke grumbulluar informacione për veprimet e policëve, pas vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, i tha Gazetës Express se po mbledhin informacionet, duke përfshirë edhe shkresat e Policisë lidhur me këtë rast që u përshkrua ndryshe ditën kur ndodhi, nga çfarë treguan pamjet e publikuara dje.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin përveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast”, tha Beka.

“Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”, shtoi ai.

Lulzim Fejzullahu vdiq të shtunën në QKUK, pasi me gjithë trajtimin mjekësor nuk mundi t’u mbijetojë lëndimeve të rënda që i mori më 14 janar nga dy të mitur (16 dhe 17 vjeç).

Këtë rast, Policia në raportin 24-orësh dërguar mediave një ditë më pas, e kishte cilësuar si vrasje në tentativë, duke e përshkruar si therje me thikë.

“Podujevë 14.01.2024-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhej në raport.

18-vjeçari ndiq të shtunën në Klinikën e Intensivës në QKUK, ndërsa shefi i këtij reparti, Shaqir Uka i tha Gazetës Express se te viktima nuk kanë parë plagë therëse.

“Pacienti është sjellë në njësinë e mjekimit intensiv qendror pas intervenimit kirurgjik në sallën e qendrës emergjente në urgjencë, për shkak të lëndimeve që ka pësuar në regjionin e kokës dhe ato si pasojë e gjakderdhjes që ka pësu në regjionin e kokës si pasojë e goditjeve. Nuk kemi të evidentuar, as në raportin e Qendrës Emergjente, por as ne këtu nuk kemi pa që ka pasë plagë therëse”, tha Uka.

Kur Lulzim Fejzullahu vdiq, Prokuroria Themelore e Prishtinës e përshkroi ndryshe rastin nga si ishte përshkruar nga Policia më 14 janar, duke e cilësuar tash si vrasje.

Artikulli paraprakGjendja e vajzës që e zuri kulmi i Komunës së Prishtinës, Uka: Po mbahet në gjumë me barna
Artikulli i rradhës Mbi 10 mijë vaksina të gripit sezonal janë administruar në Prishtinë që nga tetori

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.