Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka njoftuar për një rritje të shërbimeve shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Urgjente gjatë vitit 2023.
Sipas postimit të tij në Facebook, numri i shërbimeve dhe vizitave mjekësore ka shkuar në një shifër prej 59,093.
Në njoftim theksohet se janë realizuar 17,258 intervenime mjekësore në terren, një rritje prej 14% në krahasim me vitin paraprak.
Gjithashtu, ka pasuar një rritje e theksuar në shërbimet infermerore, ku janë realizuar 17,528 shërbime, një rritje prej 157% krahasuar me vitin 2022.




