Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

8 shprehje që duhet t’ia thoni vetes kur mendoni se s’ka rrugëdalje

Psikologji 04/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë ne përballemi me momente në jetë kur ndihemi si në një labirint pa rrugëdalje, ose të bllokuar. Mund të jetë një rrëmujë në karrierë, po luftoni me një marrëdhënie shoqërore apo romantike që nuk ecën, por një gjë është e sigurt: momente si këto duken paralizuese në jetë!

Lajmi i mirë është se me disa mendime dhe lëvizje të thjeshta, ju mund ta motivoni veten për të dalë nga vendi ku keni ngecur me apo pa dashje.

Sipas psikologëve dhe ekspertëve të shëndetit mendor duke u mbështetur në vetëbisedimin pozitiv, duke praktikuar dhembshurinë për veten dhe duke ndërmarrë veprime të vogla, mund të filloni të zhvendosni modelet negative të mendimit dhe të rigjallëroni veten nga brenda.

Ja tetë shprehje që ju ndihmojnë të mos ndiheni më të bllokuar!

1 “Nuk mundem”

Duket si një shprehje kundërshtuese, por duke i thënë vetes “nuk mundem”, kjo nxit motivimin te vetja për të provuar se janë të tjerët që e kanë gabim. Çelësi është se sjellja dhe veprimet motivojnë më mirë se  vetëm shprehjet.

2 “Është në rregull”

Kur tregohemi vërtet të dhembshur ndaj vetvetes, kjo na motivon më shumë për të jetuar.

3 “Mos rri në vend, lëviz”

Kujtojini vetes këtë truk të dobishëm. Në vend që të thoni vetëm shprehje motivuese, ngrihuni nga vendi, lëvizni trupin që të çlironi një pjesë të energjisë së keqe

4 “Unë arrita deri këtu”

Pranimi se sa larg keni arritur në jetë mund të ndihmojë në nxitjen e motivimit.

5 “Nuk mund të kthehem pas dhe të ndryshoj gjërat, por mund të eci përpara nga mësimet”

Nëse ndiheni pa rrugëdalje, teksa reflektoni për atë që ka kaluar, me siguri që në ato momente ju nuk keni pasur nivelin e vetëdijes për gjithçka po ju ndodhte. Tani është momente të jeni mirë me veten.

6 “Gjithçka që duhet të bëj është të dal”

Ndarja e detyrave të mëdha në hapa më të vegjël mund të rrisë motivimin. Mund të mjaftojë edhe veshja e këpucëve që të krijojë idenë e një ndjenje përmbushjeje.

7 “Më lër të të përqafoj”

Vetëpërqafimi, çliron hormonin qetësues oksitocinë, duke reduktuar stresin kur ngecni në një situatë jo fort normale.

8 “Frika është në kokën time”

Vetëm sepse keni frikë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni të pasigurt. Thjesht, merrni frerët e jetës suaj në dorë, pavarësisht sa të bllokuar ndiheni./Anabel/

Artikulli paraprakProblemet e shëndetit mendor dhe mungesa e vitaminave: Kuptimi i lidhjes midis dyve
Artikulli i rradhës Toksinat ushqimore: Si t’i identifikoni dhe eliminoni ato?

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.