Një përleshje fizike mes punonjësve ka ndodhur sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një ngjarje e konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës.
Portali Peja në Fokus raportoi se sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka ndodhur një përleshje mes punonjësve të tij.
Rastin për burimin Peja në Fokus e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Pejë.
“Sot, me 5 shkurt rreth orës 09:30 në stacionin e Policisë në Pejë viktima e rastit ka ardhë dhe ka deklaruar me shkrim se rreth orës 07:40 është sulmuar nga një koleg i tij në Spitalin e Rajonal në Pejë.
I njejti i ka shkaktuar lëndime, ndërsa me rastin është njoftuar Prokurori dhe është inicuar rasti i cili u cilësua si lëndim i lehtë trupor. Ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”- thotë zëdhënësi Gashi.




