Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten hulumtimet që dëshmojnë se marrja e vaksinave COVID-19 në shtatzëni është e sigurt

Jetë 07/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksina e COVID-19 që u jepet grave shtatzëna nuk dëmton foshnjat e tyre të palindura dhe në fakt mund të ulë rrezikun e komplikimeve serioze tek të sapolindurit, zbulon një studim i ri.

Të porsalindurit e nënave të vaksinuara kishin shkallë më të ulët të dy komplikimeve të lidhura me trurin, hemorragjitë cerebrale dhe mungesën e oksigjenit të trurit, thanë studiuesit në punimin e tyre të botuar me 6 shkurt në “Journal of the American Medical Association”.

“Ne nuk gjetëm rreziqe në rritje,” tha studiuesi kryesor Dr. Mikael Norman, një profesor i pediatrisë dhe neonatologjisë në Institutin Karolinska në Suedi, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

“Nëse asgjë, foshnjat tek gratë e vaksinuara kishin rrezik më të ulët për disa rezultate të rënda.”

Për studimin, studiuesit gjurmuan shëndetin e gati 200,000 të porsalindurve në Suedi dhe Norvegji – 98% e të gjithë foshnjave të lindura në ato vende midis qershorit 2021 dhe janarit 2023.

Rreth gjysma (48%) e nënave të tyre kishin marrë një ose më shumë doza të një vaksine ARNm të COVID-19.

“Studimet e mëparshme kanë treguar se vaksina nuk kalon placentën dhe se nuk mund të gjendet në gjakun e kordonit kërthizor.”

Bazuar në këto rezultate, nënat në pritje të fëmijës duhet të konsiderojnë fuqimisht marrjen e vaksinës COVID-19, tha Dr. Norman.

“COVID-19 është ende i pranishëm në shoqëri dhe ndoshta është diçka me të cilën do të duhet të përballemi për një kohë të gjatë”, tha Dr. Norman.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që njëqind mijë gratë që mbesin shtatzënë çdo vit në Suedi dhe 130 milionë në botë, të dinë se vaksinimi me vaksinat ARNm, kundër COVID-19 është i sigurt për foshnjat e tyre”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Vaksinat mund të funksionojnë më mirë nëse bëhet ndërrimi i krahëve për çdo dozë të radhës
Artikulli i rradhës Muzika mund të jetë ilaç i mirë për të moshuarit, duke rritur shëndetin e tyre mendor dhe fizik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.