Kirurgut Halil Tanaj sot do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e “Hashanëve” në Obiliq.
Kirurgu Halil Tanaj i cili ndërroi jetë dje në një incident tragjik në banesën e tij, do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e “Hashanëve” në komunën e Obiliqit. Kështu kanë njoftuar kolegët e të ndjerit.
Tanaj vdiq dje në banesën e tij pasi dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Ai ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKUK-së.
Për vdekjen e tij kanë shprehur pikëllimin e tyre drejtori i klinikës së Kirurgjisë Enver Fekaj. Ai e ka vlerësuar lart kontributin e të ndjerit dhe ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe për shëndetësinë kosovare. /Gazeta Shneta/




