Pozitën e drejtorëve në Spitalin e Ferizajt dhe Gjakovës ia kanë mësyrë gjashtë kandidatë.
Tre kandidatë janë kualifikuar për pozitën e drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Gzim Shala, Jeton Zeqiri dhe Ragip Bytyqi i kanë plotësuar kriteret për të qenë kandidat. Kujtojmë se Zeqiri ka udhëhequr me këtë spital nga viti 2018 deri në 2021, shkruan Gazeta Shneta.
Që nga viti 2022 ky spital është duke u udhëhequr nga ushtrues detyre. Aktualisht këtë pozitë e mban pediatri Fikret Arifi.
Tre kandidatë janë edhe në konkursin për drejtor të Spitalit të Gjakovës. Listës i prin ushtruesi i detyrës së drejtorit Hilmi Shala. Pas tij janë edhe dy kandidatë të tjerë, Afrim Dervishi dhe Besart Gashi.
Edhe ky spital është me ushtrues detyre që nga shtatori i vitit të kaluar kur ish-drejtori Jeton Zarari u shkarkua nga Komisioni Disiplinor. /Gazeta Shneta/




