Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur në takim neurokirurgun e njohur shqiptar Mentor Petrela, profesorin francez Emmanuel Houdart, deputetin Haxhi Avdyli si dhe drejtorin e një spitali privat.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur sot në takim në zyrën e tij neurokirurgun e njohur shqiptar Mentor Petrela, shkruan Gazeta Shneta.
Petrela ka thënë se çdo takim me profesorin është një përvojë mbresëlënëse.
“Prof. Petrela jo vetëm që ka qenë adresa e pacientëve nga Kosova në dekada por ka qenë dhe profesori që ka përgatitur specialistët tanë të neurokirurgjisë. Emri i tij lidhet me gjithçka që flet shqip në këtë fushë. Falenderimet për të janë të pamjaftueshme marrë parasysh thellësinë e pamatë të kontributit të tij profesional e njerëzor. Sigurisht që presim prej tij e dëshirojmë që të kemi praninë e tij në të gjitha drejtimet, akademike, profesionale e njerëzore edhe në Kosovë”, ka shkruar Vitia në postimin e tij.
Në këtë takim ka marr pjesë edhe profesori nga Franca Emmanuel Houdart, i cili po qëndron këto ditë në Prishtinë në kuadër të Konferencës “Mini-invasive Treated in Neuroscience”.
Në takim kanë marr pjesë poashtu deputeti i Listës Guxo Haxhi Avdyli, drejtori i Spitalit Amerikan Igli Larashi, këshilltari i kryeministrit Jusuf Ulaj, dhe drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Besnik Elshani.
Për këtë takim në zyrë të ministrit, ka shkruar edhe deputeti Avdyli. Ai thënë se Petrela ka ndihmuar për avancimin e neurokirurgjisë.
Sot, bashkë me Ministrin e shëndetësisë Arben Vitia, me Këshilltarin e KM Jusuf Ulaj, drejtori e Neurokirurgjisë Besnik Elshani, drejtori e Spitali Amerikan – Igli Larashi,, patëm një bisedë sa miqësore e profesionale me Profesor Mentor Petrela, dhe Profesorin francez Emmanuel Houdart.
Ndihma e Prof Petrelës, dhe miqëve të tij të shumtë në botë për avancimin e Neurokirurgjisë, përmes edukimit të kuadrove ka qenë dhe po vazhdon sot e kësaj dite me intenzitet të shtuar.
Poashtu lajm i mirë është që Ministria e shëndetësisë, ka ndarë buxhet shtesë për Neurokirurgjinë, afërsisht 2 milion Euro për modernizimin e sallave operative dhe blerjen e aparaturave më të sofistikuara sot që ka në botë.
Shëndetësia po avancohet duke rritur investimet por edhe duke dërguar kuadrot e reja ne edukim profesional ne qendrat më moderne të shkencës mjekesore në botë.
Me këtë cilësia e shërbimeve shëndetësore do rritet, do zvogëlohet lista e pritjes, e ikja e pacientëve jashtë vendit por edhe suksesi i intervenimeve delikate në tru e kurriz do jetë cilësor e sigurtë. /Gazeta Shneta/




