Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

20 profesorë dhe mjekë nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit, do të ndëshkohen me gjobë 30% të pagës mujore

Lajme 16/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga mbi 2100 mjekë e profesorë që i janë nënshtruar procesit të deklarimit të pasurisë, janë vetëm 20 që nuk e kanë kryer këtë obligim brenda afatit.

“Deri më tani, para përfundimit të verifikimit dhe kontrollimit për ndonjë lëshim teknik, rezultojnë rreth 20 profesorë dhe mjekë që nuk e kanë kryer brenda afatit këtë obligim”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për Front Online.

Aktualisht APK-ja është duke i verifikuar dhe kontrolluar listat e deklarimit të pasurisë nga mjekët dhe profesorët.

Ndërsa, pas përfundimit të kësaj për ata që nuk e kanë deklaruar fare pasurinë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të filloj me shqiptim të gjobës mandatore prej 30% të pagës mujore.

“Pas përfundimit të verifikimit dhe kontrollimit për ndonjë lëshim teknik në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia do të filloj me shqiptimin e gjobës mandatore prej 30% të pagës mujore të tyre”, kanë bërë të ditur nga APK-ja.

Kurse, publikimi i pasurisë për këto dy kategori do të bëhet në afat të rregullt njëjtë sikurse edhe me zyrtarët e tjerë, në fund të muajit prill./Front Online/

Artikulli paraprakSiptali i Pejës kryen me sukses një operacion të ndërlikuar tek pacienti me tumor në kokën e pankreasit
Artikulli i rradhës Gjakderdhja nga hunda: Një alarm për sëmundjen e mëlçisë së yndyrshme

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.