Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hulumtim: Ortopani që zbuloi ‘konfliktin e interesit’

Lajme 17/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëntë vite më parë, Poliklinika Stomatologjike në Pejë ka përfituar në donacion një pajisje mjekësore të quajtur Ortopan, të cilën ia ka dhuruar Ambasada Amerikane.

Pranimi i kësaj pajisjeje është bërë në janar të vitit 2015 me një ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune Petrit Loci dhe mysafirë e punonjës të shumtë shëndetësorë.

Pajisja që në kohën kur ishte dhënë donacion ka kushtuar 8500 dollarë, nuk ka punuar asnjëherë, ndonëse në momentin e pranimit ishte vlerësuar si shumë e rëndësishme për qytetarët e Pejës nga autoritetet komunale të kësaj komune. Për vendosjen e këtij aparati vet komuna e Pejës, kishte investuar në kabinetin radiologjik 5000 euro.

Por, në kohën kur pajisja ka zënë një hapësirë të kësaj poliklinike pa kryer asnjëherë shërbimin që i dedikohet, pacientët kanë mësyrë sektorin privat.

Mes atyre që ofrojnë shërbime të ortopanit është edhe kabineti radiologjik ‘Panoramex’ në Pejë. Hulumtimi i emisionit Udhëve në RTK ka gjetur se bashkëpronar i këtij kabineti është Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë në komunën e Pejës.

Këtë, drejtori Loci e ka konfirmuar edhe në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit por edhe në intervistë për emisionin Udhëve. Përveç në këtë kabinet, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës është edhe pronar në një ordinancë private stomatologjike.

Partitë opozitare në Pejë insistojnë se kjo çështje duhet hetuar nga organet e ndjekjes, pasi siç pretendojnë ata, kjo është një “konflikt i pastër interesi”.

Emisioni Udhëve, ka vizituar Poliklinikën Stomatologjike në Pejë, ku ka konfirmuar së afërmi të gjeturat e këtij hulumtimi./RTK/

Artikulli paraprakPirja e tepërt e ujit: Efektet negative dhe rregullimi i konsumit për shëndet të mirë
Artikulli i rradhës Situata e rëndë në Gazë: 92 të vrarë dhe 130 të plagosur në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.