Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermania merr mjekët nga Kosova: Në dy muajt e fundit u larguan 28 doktorë, arsyet kushtet e punës

Lajme 17/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për dy muajt e parë të vitit 2024 nga Kosova janë larguar 28 mjekë të rinj.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë që është trendi i njëjtë i ikjes për në Gjermani, sikur edhe vitin e kaluar, por mbetet shqetësuese.

 “Për dy muajt e parë, deri sot, janë 28. Nuk është numër i vogël, d.m.th janë kolegë që i kanë marrë dokumentet e nevojshme prej Odës, që të punësohen në shtetet e perëndimit, kryesisht në Gjermani”, u shpreh Pelurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, Kosovë.

Arsyet kryesore që shtyjnë mjekët e rinj të largohen nga Kosova janë të shumta, por që lidhen me kushtet e punës.

“Kryesorja është kushtet e punës, e dyta është kushtet dhe kualiteti i shkollimit specialistik, që ka të bëjë me gjeneratën që do të specializohet. Disa prej tyre e kanë ndërpre shkollimin për të vazhduar jashtë dhe pastaj vjen paga”, tha Sejdiu.

Sipas Odës së Mjekësve brenda tre vjetësh sektori i shëndetësisë në vend do të përballet me mungesë të theksuar të mjekëve.

 “Mungesa e tyre do të vërehet brenda tre-katër vitesh, pasi kjo është gjenerata që do të duhej të na zëvendësonte ne, që shkojmë në pension. Llogaritet që për 10 vitet e ardhshme, diku, 700 mjekë specialistë do të shkojnë në pension. Këta do të duhej që pas specializimit tani, do të na zëvendësonin”, tha ai.

Që nga viti 2008 e deri më tani, nga vendi janë larguar mbi 400 mjekë, kryesisht të rinj. /Top Channel/

Artikulli paraprakSituata e rëndë në Gazë: 92 të vrarë dhe 130 të plagosur në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Studim: Koronavirusi mund të qëndrojë në trupin e pacientëve për më shumë se një vit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.