Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmojnë ekspertët: Një infeksion bakterial i rrallë por i rrezikshëm po përhapet me një shkallë rekord në Japoni

Jetë 23/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Një infeksion i rrallë bakterial po përhapet me një shkallë rekord në Japoni, duke shkaktuar shqetësim për shëndetin publik. Bakteret e streptokokut A janë përgjegjëse për këtë formë të rëndë të infeksionit, i cili mund të çojë në sindromën e shokut toksik streptokoksik (STSS) dhe në raste të rënda, mund të jetë fatal.

Ka një rritje të rasteve të kësaj sëmundjeje në Japoni, dhe shkaku i kësaj rritjeje ende nuk është i qartë, por ekspertët po vëzhgojnë situatën me kujdes për të kuptuar shkakun dhe për të ndërmarë masat e nevojshme për të frenuar përhapjen e infeksioneve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.

Sindroma e shokut toksik streptokoksik (STSS) është një gjendje e rëndë që mund të ndodhë pas infeksioneve të streptokokut A, dhe mund të jetë fatalja në rreth 30% të rasteve.

Parandalimi i përhapjes së strep A përfshin higjienën e duarve, mbajtjen e ambientit të ajrosur, dhe shmangien e kontaktit me njerëz të infektuar nëse jeni të sëmurë.

Streptokoku i grupit A shkakton një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë bajamet, faringjiti, skarlatina, impetigo, erizipela, celuliti dhe pneumonia. Infeksionet e rënda mund të çojnë në sindromën e shokut toksik streptokoksik, që ka një shkallë të lartë të vdekjes.

Infeksionet strep A përhapen përmes kontaktit të ngushtë midis njerëzve dhe mund të përhapen edhe përmes objekteve të kontaminuara. Trajtimi kryesor për infeksionet strep A është përdorimi i antibiotikëve, por format e rënda dhe invazive kërkojnë kujdes spitalor të specializuar.

Ka shqetësime se rritja e rasteve të STSS në Japoni mund të jetë e lidhur me lehtësimin e kufizimeve të Covid-19 dhe rritjen e infeksioneve të ndryshme virale dhe bakteriale. Gjithashtu, shtamet e streptokokut A që përhapen aktualisht në Japoni mund të jenë forma veçanërisht infektive. Eshtë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, siç është larja rregullt e duarve, mbajtja e shtëpisë të ajrosur mirë, dhe shmangia e kontaktit me persona të infektuar kur jeni të sëmurë./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakStrategji për reduktimin dhe kontrollin e dhimbjeve të mesit pas moshës 50 vjeç
Artikulli i rradhës Studiuesit gjejnë mënyra për të reduktuar efektet anësore të trajtimit të kancerit të gjirit dhe vezoreve

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.