Dje, në një ceremoni madhështore të organizuar nga familja e tij dhe me pjesëmarrjen e shumë stafit të QKMF-së, kryetari i komunës z. Ekrem Kastrati, dhe nënkryetari z. Vesel Krasniqi, Dr. Mursel Gashi u nderua për pensionimin e tij pas 40 vitesh të përkushtimit të patundshëm në fushën e shëndetësisë.
Në këtë ceremoni, QKMF Dr. Shpëtim Robaj dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë falënderuan Dr. Gashin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve, përcjell Gazeta Shneta.
Veprat dhe humanizmi i Dr. Gashit u përshkruan si një udhëheqës dhe model shembullor për profesionistët shëndetësorë, duke demonstruar përkushtimin dhe misionin human në shërbimin e pacientëve.
Drejtori i QKMF-së i shprehu mirënjohjen e institucionit ndaj Dr. Gashit dhe i dha një dhuratë modeste si shenjë respekti dhe falënderimi nga të gjithë punonjësit e QKMF-së për kontributin e tij të pamohueshëm në shëndetësinë lokale./Gazeta Shneta/





