Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e anesteziologëve shkakton vonesa të operimeve në QKUK

Lajme 06/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Argeta Gashi, kryetare e Shoqatës së Anesteziologëve, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth mungesës së anesteziologëve në QKUK, si dhe për numrin e dorëheqjeve në vitin e kaluar dhe tani në tre muajt e parë të këtij viti.

“Mungesa e anesteziologëve në Republikën e Kosovës është shume evidente, krahasuar me vendet e rajonit, e më e thellë dhe me vendet e BE-së”, tha ajo për Gazeta Blic.

Gashi tregon se sa ka qenë numri i dorëheqjeve në vitin 2023 dhe 2024.

“Në vitin 2023 nuk kemi pasur dorëheqje, mirëpo 3 kolegë janë kthyer nga sektori privat në QKUK. Në vitin 2024 kemi një dorëheqje, mirëpo jemi në proces të kthimit të një anesteziologu me përvojë nga sektori privat”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Shoqatës së Anesteziologëve tregon dhe arsyen e ikjes së anesteziologëve nga sektori publik në atë privat.

“Shkojnë në sektorin privat për shkak të ofertës më të mirë, por tani edhe oferta e sektorit publik është dukshëm më mirë se sa ka qenë”, deklaroi Gashi.

Ajo shton se në QKUK pritet të ketë vonesë për operim, për shkak të mungesës së anesteziologëve.

“Normalisht që pritet të ketë vonesa për shkak të mungesës së anesteziologëve, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv tenton shpërndarjen sa më proporcionale të anesteziologëve në klinika”, shton tutje ajo.

“Rastet urgjente dhe emergjente nuk kanë vonesa asnjëherë”./Gazeta Blic/

 

Artikulli paraprakZgjimi në orë të ndryshme të natës dhe impakti në shëndet
Artikulli i rradhës Pas 40 vitesh përkushtim, pensionohet dr.  Mursel Gashi, mjek i QKMF-së së Malishevës

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.