Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton një antibiotik të ri për të trajtuar tre infeksione të ndryshme

Jetë 08/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Zevtera – një antibiotik i ri që vepron në tre infeksione të ndryshme bakteriale dhe kërpudhore që mund të jenë të vështira për t’u trajtuar.

Më 3 prill, FDA njoftoi miratimin e Zevteras për të trajtuar infeksionet e qarkullimit të gjakut nga Stafilokokus aureus tek të rriturit, infeksionet akute bakteriale të lëkurës dhe strukturës së lëkurës tek të rriturit dhe pneumoninë bakteriale të fituar nga komuniteti te pacientët e rritur dhe pediatrikë që janë të paktën tre muajsh, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Miratimi vjen pasi rezistenca ndaj antibiotikëve është në rritje dhe shumë infeksione po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar, duke krijuar nevojën për barna të reja.

Antibiotiku i ri, i zhvilluar nga prodhuesi zviceran i barnave Basilea Pharmaceutica me substancë aktive ceftobiprole medocaril, administrohet me injeksion.

“FDA është e përkushtuar për të nxitur disponueshmërinë e antibiotikëve të rinj kur ato dëshmohen se janë të sigurt dhe efektiv si dhe Zevtera do të ofrojë një opsion trajtimi shtesë për një numër infeksionesh serioze bakteriale,” tha Dr. Peter Kim nga FDA në një njoftim për shtyp.

Aftësia e ilaçit për të trajtuar në mënyrë efektive të tre infeksionet e listuara u vërtetua në disa prova klinike të veçanta.

FDA thotë se pacientët nuk duhet të përdorin Zevtera nëse kanë një histori të njohur të mbindjeshmërisë së rëndë ndaj ceftobiprolit ose ndonjë prej përbërësve të Zevtera, ose anëtarëve të tjerë të klasës antibakteriale të cefalosporinave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur është koha më e shëndetshme për të ngrënë mëngjes, sipas një dietologu
Artikulli i rradhës Franca do të gjobisë pacientët që humbasin terminet mjekësore

Ju sugjerojmë

Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

19/07/2026 Jetë

Vajza 12-vjeçare iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë pas një diagnoze të gabuar

18/07/2026 Jetë

Zjarret pyjore dhe thatësira godasin Evropën, mbi 1 mijë persona evakuohen në Spanjë

18/07/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë për rikthimin e fruthit në SHBA, rritja e rasteve lidhet me uljen e vaksinimit

18/07/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të shmangin diagnozat e humbura

18/07/2026 Jetë

Gjermania miraton reformë të gjerë për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe financimin e spitaleve

18/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.