Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina terapeutike parandalon përsëritjen e kancerit të pankreasit në provën klinike 3-vjeçare

Jetë 08/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vaksinë kundër kancerit të pankreasit ka vazhduar të mbrojë një grup të vogël pacientësh nga rikthimi i kancerit të tyre, tre vjet pas marrjes së saj, zbulon një studim i ri.

Tek tetë pacientë nuk u është përsëritur kanceri i pankreasit për tre vjet pasi sistemi i tyre imunitar iu përgjigj vaksinës, e cila quhet autogjen cevumeran, raportuan studiuesit të dielën në një takim të Shoqatës Amerikane për Kërkimet rreth Kancerit në San Diego, shkruan Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Kanceri i pankreasit është një sëmundje shumë fatale, vunë në dukje studiuesit. Edhe pas operacionit të suksesshëm, vetëm rreth 12% e pacientëve janë gjallë pesë vjet pas diagnozës, sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike.

“Kimioterapia, rrezatimi, terapia e synuar dhe imunoterapitë aktuale janë gjithashtu kryesisht joefektive në kancerin e pankreasit, kështu që nevojiten urgjentisht terapi të reja për pacientët që përballen me këtë sëmundje vdekjeprurëse,” tha studiuesi Dr. Vinod Balachandran, onkolog kirurgjik me Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në New York City.

Vaksina e bazuar në ARNm mëson sistemin imunitar të identifikojë dhe sulmojë qelizat e kancerit, duke përdorur 20 proteina unike të pranishme ekskluzivisht në tumorin e pacientit.

Mes tjerash, vaksina është bërë posaçërisht për çdo pacient, bazuar në mutacionet specifike të gjetura në kancerin e tyre, tha Balachandran.

Ekipi hulumtues krahasoi tetë pacientë që iu përgjigjën vaksinës me tetë pacientë që nuk iu përgjigjën vaksinës. Të gjithë i ishin nënshtruar një operacioni për të hequr kancerin.

Ata që nuk iu përgjigjën vaksinës kishin një normë mesatare të mbijetesës pa përsëritje prej 13 muajsh, tregojnë rezultatet.

Por ata, sistemi imunitar i të cilëve mësoi nga vaksina, kanë mbetur pa kancer për tre vjet, thanë studiuesit.

Studiuesit gjetën gjithashtu nivele të zgjeruara të qelizave imune që luftojnë kancerin në të gjithë trupin e këtyre tetë pacientëve, zbulojnë rezultatet.

Të dhënat tregojnë se vaksina mund të krijojë qeliza imune që luftojnë kancerin “me jetëgjatësi dhe madhësi të konsiderueshme dhe funksion të qëndrueshëm”, tha Dr. Balachandran.

Një provë klinike në vazhdim po teston se si funksionon vaksina autogjene cevumeran në kombinim me kimioterapinë dhe ilaçin imunoterapik atezolizumab, krahasuar me kimioterapinë standarde, tha Balachandran.

Prova klinike u financua pjesërisht nga Genentech dhe BioNTech, zhvilluesit e autogene cevumeran. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKonkursi: Vetëm dy ushtruesit e detyrës në SP Gjakovë dhe Prokurimin e SHSKUK-së e kalojnë testin me shkrim
Artikulli i rradhës Testet tregojnë se aplikacioni i ri i smartfonëve mund të zbulojë shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.