Është pensionuar epidemiologu Pashk Buzhala në Ministrinë e Shëndetësisë.
Buzhala, specialist i epidemiologjisë ka punuar rreth 22 vite në Ministrinë e Shëndetësisë.
Buzhala ka udhëhequr me Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore në MSh, ndërsa gjatë pandemisë Covid-19 ka drejtuar poashtu Qendrën Operative në këtë ministri.
“Ceremonia me rastin e pensionimit tim ne Ministrine e Shendetesise, aty ku punova per rreth 22 vjet!”, ka shkruar Buzhala në një postim të tij në Facebook. /Gazeta Shneta/




