Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Qelizat e trupit tuaj mund të plaken me vite në një ditë të vetme

Jetë 11/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip hulumtues ka zbuluar se ndryshimet epigjenetike në qeliza mund të ndikojnë në pamjen e tyre, duke i bërë ato të dukën më të reja ose më të vjetra, edhe me vite në varësi të kohës kur analizohen. Kjo gjetje është e rëndësishme për shkencën e plakjes biologjike dhe për vlerësimin e moshës biologjike të një personi.

Metodat e reja për të përcaktuar moshën biologjike të individëve përfshijnë konceptin e orës epigjenetike, një grup modelesh matematikore të bazuar në modifikimet e ADN-së që nuk ndryshojnë acidin nukleik të qelizave. Një studim i ri ka treguar se shumë orë epigjenetike kanë një periodicitet 24-orësh, duke sjellë luhatje të konsiderueshme gjatë ditës dhe rezultate të ndryshme në varësi të kohës kur teste të tilla kryhen, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Një ekip hulumtues lituanian i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit të Vilniusit ka arritur në përfundime të rëndësishme pas një eksperimenti specifik. Ata analizuan mostrat e gjakut të një burri 52-vjeçar në intervale të caktuara gjatë një periudhe 72-orëshe, duke përdorur 17 orë epigjenetike të ndryshme për të vlerësuar moshën biologjike të individit.

Rezultatet treguan se ndryshimet epigjenetike mund të përkthehen në një diferencë të vlerësuar biologjike të moshës prej deri në 5.5 vjetësh, duke demonstruar ndryshime në moshat e qelizave të bardha në gjak në varësi të kohës së ditës kur testi është bërë.

Studimi ka theksuar rëndësinë e kohës së analizës dhe këshillon që teste të tilla të kryhen në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës për të siguruar rezultate më të besueshme dhe të vërteta për plakjen biologjike të një personi. Këto zbulime sjellin dritë në kuptimin e plakjes biologjike dhe thellimin e metodave për të vlerësuar moshën e vërtetë biologjike të një individi në mënyra të saktë dhe të besueshme./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakZakonet që pengojnë humbjen e peshës dhe si t’i shmangni ato
Artikulli i rradhës Konsumi i vajit të ullirit dhe ulja e rrezikut të vdekshmërisë nga kanceri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.