Një studim i kryer nga Universiteti i Melburnit në bashkëpunim me Universitetin Shandong ka sjellë në dritë evidenca të reja mbi ndikimin e valëve të të nxehtit në numrin e vdekjeve në botë, duke rritur ndërgjegjësimin për shëndetin publik në kontekstin e ndryshimeve klimatike.
Temperatura sipërfaqësore botërore është rritur ndjeshëm në periudhën e fundit, me një rritje prej 1.14°C në periudhën 2013-2022 dhe pritet të rritet më shumë në të ardhmen, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi analizoi të dhënat e numrit të vdekjeve dhe temperaturën në 750 rajone në 43 vende, duke konstatuar se valët e të nxehtit kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me rreth 0.94% të numrit total të vdekjeve në botë në vitet e fundit, me një shifër prej 153.078 të vdekur çdo vit për shkak të këtyre valëve.
Evidencat tregojnë një pabarazi të dukshme gjeografike, me norma më të larta të vdekshmërisë në rajone të caktuara si Evropa perëndimore dhe lindore, si dhe në zona me klima polare dhe alpine. Në anën tjetër, rajonet me klima tropikale kanë regjistruar rënie më të mëdha në vdekshmëri gjatë valëve të të nxehtit.
Studimi vë në dukje nevojën për një planifikim lokal të përshtatjes dhe një menaxhim të rrezikut në nivele qeveritare për të përballet me këtë problem shëndetësor në rritje. Kjo vlen sidomos për komunitetet që përballen me pabarazi socio-ekonomike dhe shëndetësore. Kjo analizë sjell një bazë të rëndësishme për qeveritë për të forcuar përshtatjen dhe qëndrueshmërinë në sektorin shëndetësor përballë sfidave të ndryshimeve klimatike./Gazeta Shneta/


