Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një shirit koke që stimulon trurin tuaj për të reduktuar dhimbjet premenstruale, pritet të dal në treg

Femina 29/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një kompani neuroshkencash në Mbretërinë e Bashkuar po propozon një pajisje të parë në llojin e saj për të luftuar dhimbjet premenstruale.

Shiriti i kokës, i quajtur “Nettle”, administron impulse elektrike me rrymë të ulët në pjesë të veçanta të trurit që merren me dhimbjen dhe rregullimin e humorit, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Samphire Neuroscience, kompania pas Nettle, po synon vajzat dhe gratë me sindromën pre-menstruale (PMS) ose çrregullime të rënda disforike premenstrual.

Të dyja gjendjet përfshijnë simptomat si luhatjet e humorit, depresionin dhe lodhjen që shfaqen në ditët para fillimit të menstruacioneve, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Emilė Radyte, neuroshkencëtare dhe bashkëthemeluese e Samphire Neuroscience, tha se idenë e mori nga përvojat e saj me sindromën premenstruale (PMS) dhe duke studiuar depresionin.

“Dhimbja premenstruale është kaq e përhapur dhe kaq e neglizhuar, kështu që doja të dija për neuroshkencën e saj dhe të sillja diçka në këtë treg që është deri më tani e paparë,” shtoi ajo.

Radyte tha se ato që morën pjesë në provat e tyre klinike panë përfitimet nëse e përdornin për të paktën 20 minuta disa ditë para fillimit të ciklit menstrual.

Mes tjerash, Radyte tha se vërtetimi mjekësor për Nettle është kryer dhe ajo do të hyjë në tregun e BE-së më vonë këtë vit si një pajisje mjekësore e klasës 2.  Një opsion për ta marrë këtë pajisje do të ishte nëpërmjet mjekut tuaj. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakVivi, shoqëruesja e zhvilluar me AI – ndihmon banorët australianë që vuajnë nga demenca në shtëpitë e kujdesit
Artikulli i rradhës Goditet për vdekje fëmija 2-vjeçar në Hajvali

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.