Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këndvështrim ndryshe për nikotinën: Çfarë thonë studiuesit dhe rasti i suksesshëm i Suedisë?

Jetë 11/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
truri dhe mendja
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zgjidhja është ta shohim nikotinën me një këndvështrim tjetër. Duke edukuar publikun nga njëra anë dhe duke miratuar rregullore të përshtatshme për përdorimin e nikotinës nga ana tjetër, rreziqet shëndetësore mund të minimizohen.

Nikotina është konsideruar e rrezikshme për një kohë të gjatë. Por, ndonëse ky percepetim për nikotinën nuk është plotësisht i gabuar pasi është pjesë përbërse e cigareve, në fakt si substancë në vetvete rreziku i saj nuk është edhe aq i madh sa pretendohet.

Psikologu dhe studiues klinik, Karl Fagerström nga Suedia argumenton se ndonëse nikotina gjendet te cigaret të cilat janë të dëmshme, nëse do e analizonim efektin e nikotinës si substancë në organizëm, mund të themi se nuk paraqet rrezikun që pretendohet.

Si studies dhe autor i librave “Varësia nga nikotina dhe ndalimi i duhanit” (Nicotine Dependence and Smoking Cessation), Fagerström beson se përvoja e Suedisë me përdorimin e produkteve me risk të reduktuar që përmbajnë nikotinë, dëshmon se përdorimi i produkteve alternative me risk të reduktuar ka ulur konsumin e duhanit, si dhe ka ulur ekspozimin e popullatës nga sëmundjet që lidhen me duhanin. Ky tregues, argumenton studiuesi nuk ka sesi të jetë rastësi.

Në raportin “Pa tym, më pak dëm” i hartuar nga studiues të shquar ndërkombëtar të shëndetësisë, ata u përpoqën të evidentonin të dhënat dhe provat shkencore që dëshmojnë se duhanpirja është e rrezikshme, jo nikotina në vetvete.

Thënë ndryshe, konsumi i duhanit shkakton një sërë problemesh shëndetësore, por alternativat pa tym nuk kanë të njëjtin efekt. Në Suedi, politikbërësit zgjodhën një alternativë më pak të rrezikshme të nikotinës e cila çoi në rezultate dukshëm më të mira. Kësisoj, krahasuar me mesataren evropiane, Suedia regjistron 38% më pak vdekje të shkaktuara nga duhani dhe një ulje me 41% të pacientëve me kancer mushkërie.

Gjithashtu, thuajse 1 në 4 persona në Suedi konsumojnë nikotinë, shifër e njëjtë me Shqipërinë. Këto shifra tregojnë se suedezët, nuk e shmangën nikotinën, por thjesht pranuan forma më të sigurta për ta marrë atë. Historikisht, pozicionimi i shëndetit publik sa i takon kësaj substance ka qenë i njëjtë: “Nikotina është armiku”. Sidoqoftë, ndonëse në Suedi sasia e përdorimit është e njëjtë, ndryshon forma e konsumit, nëpërmjet qeskave me nikotinë apo alternativave të tjera pa tym, duke mos e djegur duhanin, argumenton Fagerström.

Si e arriti Suedia këtë sukses?

Zgjidhja ishte të shihnin nikotinën me një këndvështrim tjetër. Duke edukuar publikun nga njëra anë dhe duke miratuar rregullore të përshtatshme për përdorimin e nikotinës nga ana tjetër, rreziqet shëndetësore mund të minimizohen pa pasur nevojë që nikotina të ndalohet plotësisht.

Fagerström e krahason nikotinën me kafeinën. Ashtu si kafeina, nikotina është një shoqëruese e pandarë për shumë njerëz, për disa mund të konsiderohet ves dhe për të tjerët ‘ngushëllim’. Ai beson se kjo qasje tregon se fokusi duhet të jetë se si e përdor nikotinën. Nëse nuk bëhet një dallim i qartë dhe të jepet informacioni i duhur, ekziston rreziku i dëmtimit të njerëzve të cilët kanë nevojë për ndihmë, pra duhanpirës që duan të lënë duhanin.

Për t’u ndalur më hollësisht te raporti “Pa tym, më pak dëm”, studiuesi i bën thirrje botës të rimendojë luftën kundër nikotinës. Ai gjithashtu bën thirrje për të zhvendosur fokusin e politikbërësve mbarëbotërorë drejt strategjive të reduktimit të dëmit që mund të shpëtojë miliona jetë.

“Është një thirrje për politikëbërësit, punonjësit e shëndetësisë dhe shoqërisë në tërësi që të heqin dorë nga paragjykimi i painformuar që i bëhet nikotinës dhe njohja e armikut të vërtetë – tymi, jo substanca

Suedia është provë që dëshmon se është e munudur të kesh sukses kur bëhet dallimi midis varësisë dhe sëmundjes. Është koha që komuniteti global ta ndjekë shembullin e provuar të Suedisë, si plan për një botë më të shëndetshme!”- përfundon Fagerström. /TiranaPost

Artikulli paraprakE gjeti çantën me 7 mijë e 500 euro, qytetari e dorëzon atë në polici në Pozheran të Vitisë
Artikulli i rradhës Sisteme të reja stuhish në Evropë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.