Një trajtim i ri i antitrupave intranazal tregon potencial në luftimin e akumulimit të proteinave tau, i cili është një faktor kyç në sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer.
Një dozë e vetme e këtij trajtimi në minjtë e moshuar me patologji të proteinave tau reduktoi ndjeshëm akumulimin e tyre dhe përmirësoi funksionin njohës (kognitiv), shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Kjo qasje mund të hapë rrugën për terapi të reja që synojnë kushtet neurodegjenerative të lidhura me proteinën tau.
Shkencëtarët në Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit kanë njoftuar së fundmi një metodë të re për të luftuar gjendjet neurodegjenerative si sëmundja e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës.
Ata kanë zbuluar një trajtim pionier me spraj hundësh që ka demonstruar efektivitet në eliminimin e akumulimit të dëmshëm të proteinës tau dhe rritjen e aftësive njohëse në modelet e miut të moshuar që vuajnë nga sëmundje neurodegjenerative.
Rezultatet e studimit të tyre shfaqen në revistën “Science Translational Medicine”. /Gazeta Shneta/


