Shumë amerikanë mbi 60 vjeç vazhdojnë të marrin aspirinë për të parandaluar problemet kardiovaskulare, edhe pse udhëzimet e fundit mjekësore e këshillojnë kundër kësaj praktike.
Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës kanë paralajmëruar se rreziqet e aspirinës, si gjakderdhja e brendshme, mund të tejkalojnë përfitimet e saj për shumicën e njerëzve që nuk kanë pasur sëmundje të zemrës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Një hulumtim i publikuar në Annals of Internal Medicine tregon se, nga viti 2012 deri në 2021, gati 30% e amerikanëve mbi 60 vjeç vazhdojnë të marrin një dozë të ulët ditore të aspirinës. Ky trend vazhdon edhe pse rreth 6 milionë prej tyre nuk janë konsultuar kurrë me një mjek për këtë.
Përfitimet dhe rreziqet e marrjes së aspirinës janë në shqyrtim të vazhdueshëm, dhe studime të mëparshme, si ato nga Harvard dhe King’s College në Londër, kanë theksuar se për njerëzit e shëndetshëm, rreziku i gjakderdhjes mund të jetë më i madh se mbrojtja nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru./Gazeta Shneta/


