Një nga shenjat kryesore të sëmundjes së Alzheimerit janë pllakat beta-amiloide në tru, të cilat pengojnë komunikimin midis qelizave nervore dhe shkaktojnë inflamacion që shkatërron qelizat e trurit. Kërkimet e fundit kanë synuar trajtimin dhe largimin e këtyre pllakave për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes.
Studiuesit nga Qendra RIKEN për Shkencën e Trurit në Japoni kanë zbuluar se hormoni dopaminë mund të përdoret për trajtimin e Alzheimerit. Duke përdorur një model me minj, studiuesit arritën të stimulojnë prodhimin e një enzime që njihet për aftësinë e saj për të shpërbërë pllakat beta-amiloide në tru, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo zbulim ofron një qasje të re në luftën kundër Alzheimerit dhe mund të sjellë shpresë për trajtime të reja që synojnë reduktimin e pllakave beta-amiloide, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e simptomave dhe ngadalësimin e progresit të sëmundjes.
Studimi i tyre është publikuar së fundmi në revistën Science Signaling./Gazeta Shneta/


