Një mjeke ka paralajmëruar se sasia e tepërt e vitaminës D mund të shkaktojë probleme për zemrën dhe veshkat pasi individët i drejtohen suplementeve të kësaj vitamine gjatë dimrit.
Që nga 1 shtatori ka filluar vjeshta meteorologjike dhe bashkë me të, shumë anglezë do të shikojnë përpara për ditë më të shkurtra, netë më të gjata dhe temperatura më të ftohta.
Me ndryshimin e stinëve vjen një ndryshim në mënyrën se si trupi sillet dhe reagon ndaj botës rreth tij. Një nga ndryshimet më të mëdha është mënyra se si trupi e merr vitaminën D.
Gjatë pranverës dhe verës, njerëzit janë në gjendje të marrin të gjithë vitaminën D që u nevojitet nga dielli, por gjatë disa muajve të vjeshtës dhe të dimrit kjo bëhet më e kufizuar.
Si rezultat, shumë njerëz i drejtohen suplementeve të vitaminës D për të forcuar sistemin e tyre imunitar dhe për të mbajtur nivelet e tyre të larta shkruan Express.co.uk.
Megjithatë, Dr. Ross Perry, drejtoreshë mjekësore e Cosmedics, ka paralajmëruar se marrja e tepërt e vitaminës D mund të ketë një ndikim negativ te njerëzit.
Dr. Perry paralajmëroi se: “Marrja e tepërt e vitaminës D si suplement për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë grumbullimin e kalciumit në trup, i cili mund të dobësojë kockat, të dëmtojë zemrën dhe veshkat.
“Kjo vlen për të rriturit, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, të moshuarit dhe fëmijët e moshës 11-17 vjeç. Fëmijët nga 1 deri në 10 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 50 mikrogramë dhe bebet nën 12 muajsh, jo më shumë se 25 mikrogramë vitaminë D.”
Përderisa ka probleme me marrjen e tepërt të vitaminës D, mungesa e kësaj vitamine në organizëm mund të ketë gjithashtu problemet e veta. Dr. Perry shpjegoi se: “Burimi kryesor i vitaminës D është dielli.
“Mungesa e vitaminës D është lidhur me mungesën e energjisë dhe lodhjen, kështu që është e natyrshme që marrja e dozës tuaj ditore përmes ekspozimit natyror të diellit të rrisë nivelet e energjisë.”
Suplementet e vitaminës D mund të blihen nga shumica e farmacive por Dr. Perry këshillon njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të konsultohen fillimisht me një mjek të përgjithshëm. Ajo tha: “Nëse po mendoni të merrni suplemente të vitaminës D në radhë të parë, kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm. Suplementet duhet të merren në mëngjes. Kjo është për shkak se nëse marrim vitaminën D në mënyrë natyrale nga dielli, ne po e sintetizojmë atë gjatë ditës, kështu që është më mirë të merret në mëngjes.
“Mungesa e vitaminës D ka më shumë ndikim te gratë pas menopauzës sesa te burrat. Vitamina D shpesh quhet “hormoni i lumturisë”, kjo ndodh sepse rrezet e diellit rritin nivelet e serotoninës, e cila nga ana tjetër mund t’ju bëjë më të lumtur.
“Serotonina – hormoni natyror i lumturisë së trupit është një kimikat i rëndësishëm dhe neurotransmetues në trupin e njeriut. Besohet se ndihmon në rregullimin e humorit dhe sjelljes sociale, oreksit dhe tretjes, gjumit, kujtesës dhe dëshirës seksuale. Mungesa e serotoninës është një kontribues i zakonshëm i problemeve të humorit”. /Gazeta Shneta/


