Mounjaro dhe Zepboud, barnat me përbërësin aktiv tirzepatid, duket se shkaktojnë humbje më të madhe në peshë tek femrat sesa tek meshkujt.
Mounjaro përdoret për menaxhimin e diabetit të tipit 2, ndërsa Zepbound, formulimi më i ri i tirzepatidit, është i miratuar nga FDA në SHBA për trajtimin e obezitetit, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Studimet e mëparshme treguan se tirzepatidi çon në ulje të konsiderueshme të peshës si tek gratë ashtu edhe tek burrat, pavarësisht nëse ata kanë diabet të tipit 2.
Megjithatë, mund të ketë dallime të mundshme gjinore në përgjigjen ndaj ilaçit, sipas një analize të fundit, e cila përfshinte katër provat klinike SURMOUNT dhe u prezantua në Takimin Vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD).
Trajtimi me tirzepatid u shoqërua me ulje të konsiderueshme të peshës në krahasim me placebo, pavarësisht nga gjinia: gratë humbën 11.5% në 27.6% të peshës së tyre trupore, ndërsa uljet tek burrat varionin nga 8.8% në 18.9%.
Në të gjitha studimet, gratë humbën më shumë peshë me trajtimin me tirzepatid (deri në 24.6%) krahasuar me meshkujt (deri në 18.1%).
Autorët e analizës thonë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar mekanizmin me të cilin gratë mund të përjetojnë më shumë ulje të peshës në provat hulumtuese rreth tirzepatidit. /Gazeta Shneta/


