Numri i jetëve të humbura nga infeksionet që janë rezistente ndaj medikamenteve mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “The Lancet”.
Nga viti 2025 deri në vitin 2050, bota mund të përballet me më shumë se 39 milionë vdekje të shkaktuara nga rezistenca antimikrobike (AMR), një problem që prek kryesisht bakteret dhe kërpudhat që kanë zhvilluar aftësinë për t’i shmangur medikamentet që përdoren për trajtimin e tyre, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu të dhëna nga 204 vende dhe territore, duke analizuar 22 patogjenë, 84 kombinime patogjen-ilaçe dhe 11 infeksione. Studiuesit paralajmërojnë se vdekjet globale nga rezistenca antimikrobike mund të arrijnë në 1.9 milion deri në vitin 2050, me rajonet më të prekura duke përfshirë Azinë Jugore, Amerikën Latine, Karaibet dhe Afrikën Sub-Sahariane.
Skenarët e parashikuar tregojnë se përmirësimi i qasjes në antibiotikë të fuqishëm dhe kujdes cilësor mund të shpëtojë deri në 92 milionë jetë deri në vitin 2050./Gazeta Shneta/


