Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermieri, Edmond Arapi.
Arapi filloj punën si Infermier në Spital, në vitin 1985 në repartin e Internos.
Ai gjithashtu ishte i angazhuar edhe në Federatën Sindikale të Shëndetësisë ku ka mbajtur pozita të ndryshme edhe të Kryetarit.
Postimi i plotë:
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Infermierit Edmond Arapi. I ndjeri filloj punën si Infermier në Spital, në vitin 1985 në repartin e Internos, duke e kryer detyrën me nder dhe përkushtim.
Po ashtu Edmondi ishte i angazhuar edhe në Federatën Sindikale të Shëndetësisë ku ka mbajtur pozita të ndryshme edhe të Kryetarit.
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve të tij.
Varrimi i ndjerit bëhet sot në ora 15.
Gjithmonë do ta kujtojmë kolegun tonë Edmond Arapi!. /Gazeta Shneta/




