Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përkundër kritikave të opozitës, dërgohet në seancë Projektligji për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Lajme 24/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përkundër kritika të partive opozitare, Komisioni për Shëndetësi ka dërguar për në seancë Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Opozita e cilësoi të vonuar dhe pa zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa nga partia në pushtet konsiderojnë se “reforma në shëndetësi po merr një dinamizëm më të madh”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka theksuar se ky projektligj është i obligueshëm në bazë të rregullores së punës së Kuvendit dhe pa marr parasysh verdiktin ky projektligj detyrimisht shkon në Kuvend për shqyrtim, raporton EO.

Zemaj theksoi se projektligji për sigurime shëndetësore është i vonuar dhe se i njëjti në përmbajtje nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme.

“Më shumë është përgatitur për të mbuluar dështimin katërvjeçar të qeverisë në sektorin e shëndetësisë dhe ky ligj nuk mund të improvizohet në fund të mandatit sa për të mbuluar procedurën legjislative”, ka theksuar Zemaj.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxh Avdyli ka theksuar se reforma në shëndetësi po merr një dinamizëm më të madh.

“Besoj që deri në fund të mandatit do të kemi edhe ligjin për shëndetësi, ligjin për inspektoratet po edhe ligjin për sigurimet shëndetësore të cilat do të rrumbullakojmë reformën në shëndetësi”, ka theksuar Avdyli.

Sipas tij, ky projektligj i ka adresua të gjitha mangësitë të cilat kanë penguar që Kosova deri më sot mos të ketë sigurime shëndetësore.

Kurse deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se do të jetë shumë e vështirë që të përjetësohet në praktikë, sepse sipas tij ka ardhur vonë dhe nuk është koha të amandamentohet.

Sipas tij për të realizuar sigurime shëndetësore nevojiten minimumi katër vite që të grumbullohet fondi dhe që të funksionalizohet procesi.

“Është e çuditshme pse pas tri viteve qeverisje sillet këtu, sikur ta kishim pasur në fillim të vitit 2021 vërtetë do të kishim dhënë kontributin tonë”, theksoi Dreshaj

Dreshaj u shpreh se ky projektligj me të gjitha premisat është i paraparë të dështoj.

Artikulli paraprakBotox injeksionet largojnë dhimbjen e gjurit
Artikulli i rradhës OBSH: Pothuajse 30,000 raste të dyshuara me mpox në Afrikë këtë vit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.