Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

TIKA hapi punëtori të rrobaqepësisë për fëmijët me dëgjim të dëmtuar

Lajme 26/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ambasadori turk në Kosovë Angılı shprehu besimin e tij se fëmijët që do të mësojnë në punëtorinë e themeluar të rrobaqepësisë, do të kenë një profesion që do ta duan në të ardhmen.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka themeluar një punëtori të rrobaqepësisë për fëmijët me dëmtime në dëgjim dhe në të folur, në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren.

Në ceremoninë e hapjes së këtij projekti morën pjesë Ambasadori i Republikës së Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, Koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Fulya Aslan, Konsulli i Përgjithshëm i Prizrenit Celal Doğan, shefi i delegacionit turk, kolonel Zafer Sağlam, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës Arbërie Nagavci, si dhe zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend, mësues dhe nxënës.

Ceremonia nisi me prerjen e shiritit të hapjes së punëtorisë së rrobaqepësisë nga të ftuarit.

Ambasadori Angılı në fjalën e tij tha se po bëhen investime në arsim për ta bërë botën një vend më të bukur.

Angılı shprehu besimin e tij se fëmijët që do të mësojnë në punëtorinë e themeluar të rrobaqepësisë, do të kenë një profesion që do ta duan në të ardhmen.

“Unë sinqerisht shpresoj që të gjithë ata të realizojnë ëndrrat e tyre. Nëse ne mund të kontribuojmë në këtë, kjo do të jetë burimi më i madh i lumturisë për ne, sepse Kosova dhe Türkiye janë vëllezër”, tha ai.

Në fjalën e saj, ministrja Nagavci falënderoi TIKA-n për mbështetjen me pajisjet që do të kontribuojnë në procesin profesional të nxënësve që studiojnë në shkollën për personat me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit “Nenë Tereza”.

Koordinatorja e TİKA-s, Aslan, tha se në kuadër të programit ata bënë projekte dhe krijuan klasa dhe punëtori të edukimit special për të përmirësuar kushtet arsimore të individëve që kanë nevojë për arsim special.

Duke theksuar se kanë ndërmarrë projekte shumë të rëndësishme në Kosovë në këtë kontekst, Aslan tha se “Këtë punëtori e kemi pajisur me makineri dhe mobilje të përshtatshme për përdorim industrial”.

“Me projektin që kemi realizuar, personat me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit që shkollohen këtu do të mund të fitojnë aftësi profesionale dhe të hyjnë në jetën profesionale të biznesit”, tha ajo.

Aslan shtoi gjithashtu se me projektet që realizojnë synojnë të rrisin vetëbesimin e individëve që kanë nevojë për arsim special, të bëhen individë produktivë dhe të sigurojnë integrimin e tyre në shoqëri.

Pas fjalimeve, të ftuarit vizituan punëtorinë dhe panë nga afër disa punime të nxënësve. /TRTBalkan

Artikulli paraprakNumër i ulët dhuruesish, gjaku artificial ndihmon, por nuk zgjidh problemin
Artikulli i rradhës Ushtrime dhe shtrirje për të ndihmuar me lindjen

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.