Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgjia për humbje peshe mund të mbrojë më mirë shëndetin e veshkave sesa ilaçet GLP-1

Jetë 29/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se kirurgjia bariatrike mund të jetë më efektive në ruajtjen e funksionit të veshkave te personat me obezitet dhe diabet sesa trajtimi me ilaçet GLP-1.

Sipas hulumtimit nga Cleveland Clinic, personat me obezitet, diabet dhe sëmundje kronike të veshkave kishin një rrezik më të ulët të përparimit të sëmundjes së veshkave pas kirurgjisë bariatrike, krahasuar me ata që u trajtuan me ilaçet GLP-1, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.

Sëmundja kronike e veshkave shpesh zhvillohet si pasojë e diabetit të tipit 2 që prek personat me obezitet dhe është një shkak kryesor i vdekjeve tek ata me diabet.

Kirurgjia bariatrike jo vetëm që zvogëlon madhësinë e stomakut, por gjithashtu shkakton ndryshime metabolike që ulin ndjenjën e urisë dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.

Studimi përfshiu 425 pjesëmarrës, ku 183 prej tyre iu nënshtruan kirurgjisë bariatrike, ndërsa 242 u trajtuan me ilaçet GLP-1 për diabetin, të cilat gjithashtu ndihmojnë në humbjen e peshës. Rezultatet treguan se ata që iu nënshtruan kirurgjisë kishin 60% më pak rrezik të përparimit të dëmtimit të veshkave dhe 44% më pak rrezik të dështimit të veshkave ose vdekjes.

Ky studim, i cili u publikua në revistën Annals of Surgery, thekson rëndësinë e kirurgjisë bariatrike në parandalimin e përparimit të sëmundjeve të veshkave dhe komplikimeve të tjera të lidhura me obezitetin dhe diabetin./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakAktiviteti fizik vetëm në fundjavë mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit dhe mbi 200 sëmundjeve
Artikulli i rradhës Psilocibina mund të ofrojë lehtësim më të gjatë të simptomave të depresionit krahasuar me antidepresantët e zakonshëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.