Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Odat e profesionistëve shëndetësor: Drafti i Ligjit për Shëndetësi si në Bjellorusi

Lajme 02/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësor kanë mbajtur sot një takim nga ku kanë dal me një reagim të ashpër kundër Draftit të ri për Ligjin e Shëndetësisë.

Krerët e OSHP-ve kanë deklaruar se distancohen nga ky draft të cilin e kanë quajtur centralizues dhe e kanë krahasuar me vendet si Bjellorusia, shkruan Gazeta Shneta.

“Ky draft ligj, paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale të cilat tashmë paraqesin ndër sukseset dhe reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor të pasluftës duke mundësuar vetëadministrim të profesionsitëve shëndetësor përmes odave përkatëse sipas praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Një tendencë e tillë centralizuese është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellurusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia”, thuhet në reagimin e Odave.

Reagimi i plotë:

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏

𝐎𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐚𝐟𝐭𝐢 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐢 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢

Odat e Profesionsitëve Shëndetësorë gjatë takimit të mbajtur sot, me datën 02/10/2024, kanë analizuar në parim draftin e ligjit për shëndetësi të dërguar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

OPSH njëzëri kanë konstatuar se që nga takimi i grupit punues për plotësim/ndryshimin e Ligjit për shëndetësi 04/L-125 në Prizren, Qershor 2022,   ne si anëtarë të këtijj grupi punues, asnjëherë nuk jemi ftuar dhe as konsultuar fare për këtë draft të projektligjit, duke shmangur kështu obligimin ligjor nga MSH, për përshirje të OPSH-ve në këtë proces.

Ky draft ligj, paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale të cilat tashmë paraqesin ndër sukseset dhe reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor të pasluftës duke mundësuar vetëadministrim të profesionsitëve shëndetësor përmes odave përkatëse sipas praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Një tendencë e tillë centralizuese është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellurusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia.

Vetë draft ligji është në kundërshtim edhe me programin  e qeverisë akutale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë  me Odat e Profesionsitëve Shëndetësor.

Përmbajtja e këtij këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për odat e profesionsitëve shëndetësor, ligjin për zyrtarë publik, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe paisje medicinale, ligjin për prokurimin publik.

OPSH kanë formuar grup punues për të analizuar përmbajtjen dhe për të dalur me rekomandime dhe komente konkrete për përmbajtjen e këtij draft ligji.

Artikulli paraprakNgrënia e arrave braziliane, mund të zvogëlojë inflamacionin dhe përmirëson shëndetin e zorrëve
Artikulli i rradhës Terapia gjenetike, hapi tjetër i madh në trajtimin e humbjes së shikimit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.