Klinika Fizioterapia ka njoftuar se do të ofrojë shërbime falas gjatë muajit tetor për të gjitha gratë nga Podujeva, të cilat janë prekur nga kanceri i gjirit.
“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e grave.
Në shenjë solidariteti, për të gjitha gratë e komunës së Podujevës që janë prekur nga kanceri i gjirit, klinika FIZIOTERAPIA ofron trajtim gratis për të gjitha shërbimet e fizioterapisë.
Motoja jonë: Të gjithë nga pak, për juve do të thotë shumë.
Përfito nga oferta dhe kujdesu për veten me dashuri dhe kujdes”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Të gjitha gratë që jetojnë në Podujevë të interesuara për këto shërbime duhet të lënë një termin në numrat: 044 776 333 – 045 262 300. Lokacioni: Gjindemi në Podujevë Rr.Bahri Fazliu. /Gazeta Shneta/


