Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me Kryeministrin Kurti dhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Zef Ndreaj, vizituan Komunën e Leposaviqit.
Ata u pritën nga kryetari Lulzim Hetemi dhe Zv. Kryetarja Marina Bogojeviq.
Gjatë vizitës, ata vizituan mamografin mobil, i cili aktualisht ndodhet përballë komunës së Leposaviqit.
Ndërsa panë nga afër edhe një objekt të përzgjedhur nga Komuna e Leposaviqit për mundësinë që të adaptohet në maternitet për shërbime sa më të mira e sa më afër qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Zef Ndreaj, vizituam Komunën e Leposaviqit, ku u pritëm nga kryetari Lulzim Hetemi dhe Zv. Kryetarja Marina Bogojeviq.
Gjatë vizitës, vizituam mamografin mobil, i cili aktualisht ndodhet përballë komunës së Leposaviqit. Me këtë rast, bëmë thirrje për të gjitha gratë e kësaj komune që ta shfrytëzojnë mundësinë për ekzaminim falas me mamograf.
Që nga 1 tetori, me fillimin e fushatës në Prishtinë, mamografi mobil ka qenë i pranishëm në qytete si Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe sot në Leposaviq, ku do të qëndrojë për dy ditë.
Po ashtu pamë nga afër edhe një objekt të përzgjedhur nga Komuna e Leposaviqit për mundësinë që të adaptohet në maternitet për shërbime sa më të mira e sa më afër qytetarëve. /Gazeta Shneta/





