Një grua 31-vjeçare nga Adelaide, Australi, u trondit kur mjekët zbuluan një gjendje jashtëzakonisht të rrallë në trupin e saj.
Mel Placanica përjetoi dhimbjet më të rënda të jetës dhe vendosi të shkonte në spital, ku fillimisht mjekët menduan se kishte një tumor në mitër. Pas një laparoskopie, një procedurë përmes së cilës mjekët shikojnë brendësinë e trupit me anë të kamerës, u zbulua se Mel kishte dy mitra, katër vezore, dy qafa të mitrës dhe një veshkë shtesë, shkruan LB, transmeton Gazeta Shneta.
Ky zbulim i pazakontë e detyroi Mel të kryente disa operacione për të larguar një pjesë të këtyre organeve shtesë, përfshirë një mitër dhe dy vezore. Ajo gjithashtu ishte diagnostikuar me endometriozë, një gjendje që shkakton inflamacion dhe dhimbje të rënda. Për shkak të këtij problemi të rrallë, Mel kishte përjetuar edhe menopauzë të hershme.
Mel shpjegoi se përvoja e saj tregon rëndësinë e ekzaminimeve të thelluara, pasi skanerët fillestarë nuk e kishin zbuluar plotësisht gjendjen e saj unike dhe komplikimet shëndetësore që ajo shkaktonte./Gazeta Shneta/


